Ja kur pritet të miratohet propozimi për marzhë të kufizuar të disa produkteve ushqimore

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 19:18

Ja kur pritet të miratohet propozimi për marzhë të kufizuar të disa produkteve ushqimore

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka bërë të ditur se nuk do të ketë ngrirje të çmimeve të produkteve të caktuara ushqimore. Sipas tij në vend të ngrirjes së çmimeve, marzha e  fitimit bruto me shumicë dhe pakicë do të kufizohet në 10%. Durmishi theksoi se me masën marzhë të kufizuar deri në 10 për qind, do të mbulohen rreth 100 produkte si: qumësht, prodhimet e qumështit, mish, sheqer, miell, vaj, perime, lloje frutash.

“Bëhet fjalë për një masë, shportë vjeshtore konsumtore që më së shumti kanënevojë qytetarët për ushqimet apo produktet bazë. Bëhet fjalë jo për ngrirje të çmimeve por  kufizim të marzhës fituese, të marzhës bruto fitimit në 10 %”, tha Besar Durmishi, ministër Ekonomisë.

Ai tha se ky propozim tashmë i është dorëzuar Qeverisë. Kryeministri Mickoski tha se për arsye teknike nuk është diskutuar në seancën e djeshme dhe se masa do të diskutohet të martën e ardhshme kur pritet edhe të miratohet.

Nga ana tjetër, në reagimin e LSDM-së thuhet se masa nuk do të japë asnjë rezultat, dhe qeveria nuk ka as dëshirë e as koncept për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore.

“Nëse Qeveria nuk e di, atëherë LSDM-ja do të paraqesë propozim konkret për ligj me të cilin të gjithë qytetarët do të kursejnë dhe do të amortizohet goditja e çmimit, ndërsa kompanitë nuk do të pësojnë dëme”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Masa pritet të jetë e vlefshme një muaj. Praktika e miratimit të tij do të vazhdojë gjatë Vitit të Ri, Ramazanit dhe Pashkëve. Sipas të dhënave të fundit për një muaj, rritja më e madhe është vërejtur te perimet, prej 10 për qind./ Alsat.mk

242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 19:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?