“Pikë uji” ku luan Gresa Pallaska përfaqëson Shqipërinë në Oscar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 21:26

“Pikë uji” ku luan Gresa Pallaska përfaqëson Shqipërinë në Oscar

Filmi i metrazhit të gjatë “Pikë uji” tashmë është propozuar për garën e Oscar, garë në të cilën do të merr pjesë Shqipëria, shkruan KultPlus. 

Filmi me skenar dhe regji të Robert Budinës e me prouducemte Sabina Kodra sjell një histori të Aidës (Gresa Pallska), e cila është një grua në karrierë, por që jeta e përplasë  me një problem familjar, problem pastaj që shpërfaqë fuqinë e politikës, drejtësisë.

Në këtë film, përpos Gresa Pallaskës me role të tyre janë përfshirë edhe aktorët: Arben Bajraktaraj, Adem Karaga, Gerhard Koloneci, Kodjana Keco, Paolo Iancu,  Henri Topi.

Se janë propozuar për të garuar për Oscar, është bërë e ditur nga EraFilm Production.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur të njoftojmë se filmi “Pikë Uji” është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për Oscar! Për ne, ky është vlerësimi më i madh që mund të marrësh nga vendi yt.

Falënderojmë me mirënjohje të thellë:

– Aktorët dhe ekipin tonë të dedikuar që punuan me pasion dhe përkushtim – falë jush ky moment është bërë realitet!

Është hera e tretë që një film nga ERAFILM do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë skenë të madhe ndërkombëtare! Kjo arritje na mbush me krenari të thellë dhe na motivon të japim gjithçka për të çuar përpara kinemanë shqiptare në nivel ndërkombëtar. Robert Budina, Sabina Kodra, Gresa Pallaska Official Gerhard Koloneci, Adem Karaga, Klodjana Keco,” thuhet në njoftim.

Rreth filmit

“Pikë Uji” është film me metrazh të gjatë i regjisorit të njohur shqiptar, Robert Budina që për herë të parë u shfaq më 12 shtator në orën 19:00, në kinema Milenium.

Nuk është thjeshtë një thriller i ngjizur nga fantazia e një artisti, por është një histori dramatike që na sfidon të përballemi me thelbin e problematikës së shoqërisë që po jetojmë.

Aida, personazhi kryesor, një funksionare e rëndësishme në bashkinë e qytetit, përpiqet me çdo mënyrë të gjejë një rrugëdalje nga korridoret e errëta të pushtetit ku është ngërthyer, për të mbrojtur djalin e saj Markun, nga krimi që ai akuzohet se ka kryer, përdhunimi i një të miture.

Çfarë mund të bëjë një nënë për të mbrojtur fëmijën e saj pavarësisht përmasave të krimit të kryer, fajit, paragjykimeve e gjykimeve? Si përballet ajo me sistemin e inkriminuar, për të cilin ajo vetë ka kontribuar për ta kthyer në një monstër që nuk kursen askënd? A mund të bëhet një nënë avokati i djallit, kur ky i fundit është djali i saj?

“Pikë uji” është një nga ata filma shqiptarë që bën përpjekjen më të arrirë për rikthimin me dinjitet të filmit shqiptar në kinema, duke qëndruar larg komercialitetit dhe ndikimit të ndonjë sipërmarrje politike apo biznesi, larg kopjimit të kinematografisë perëndimore, por me një përqasje origjinale të plotësuar artistikisht, për të cilën pa dyshim ka meritë i gjithë stafi.

Aktorët

Robert Budina ka mbledhur një kast interesant aktorësh që sjellin në jetë karaktere të ndërlikuara dhe plot emocion. Gresa Pallaska, një nga aktoret më të dashura për publikun mbarëshqiptar, interpreton rolin e Aidës, ndërsa Arben Bajraktaraj, aktor shqiptar me famë botërore që jeton dhe zhvillon aktivitetin e tij teatral dhe filmik në Paris, luan rolin e Ilirit. Adem Karaga, një aktor shqiptar shumëdimensional nga Maqedonia e Veriut, interpreton Elvisin, ndërsa Gerhard Koloneci, një aktor që ka filluar të luajë role të rëndësishme në kinemanë italiane, luan rolin e Benit.

Në film interpretojnë gjithashtu Kodjana Keco, një aktore shqiptare që zhvillon aktivitetin e saj artistik në New York, e cila ka sjellë një rol tronditës në këtë film, dhe talentet e reja natyrale si Paolo Iancu, i cili jeton në Bukuresht dhe ka filluar të luajë role në kinemanë dhe teatrin rumun, gjithashtu Henri Topi, një i ri nga Pogradeci që premton të jetë një nga zbulimet aktoriale shqiptare në të ardhmen.

Pas premierës më 12 shtator, filmi “Pikë uji”, do të vazhdojë të shfaqet në Tiranë dhe në të gjitha kimenate e Shqipërisë. Më pas filmi do të vazhdojë të shfaqet në kinematë e Ballkanit, Spanjës, Italisë, Austrisë dhe Gjermanisë. Ky film pritet të jetë një sukses i rëndësishëm për publikun shqiptar dhe ndërkombëtar./Katror.info

67

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 21:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut