Muzeu “Marubi” kujton Rrok Zojzin, themeluesin e etnografisë institucionale shqiptare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 20:01

Muzeu “Marubi” kujton Rrok Zojzin, themeluesin e etnografisë institucionale shqiptare

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” terhoqi sot vëmendjen e artdashësve ndaj një personaliteti si Rrok Zojzi, falë të cilit mendohet që koleksioni i negativëve prej xhami të Kolë Idromenos i përbërë prej 1296 fotografish, u bë pjesë e Institutit të Antropologjisë. Koleksioni tashmë është digjitalizuar krejtësisht dhe me një cilësi të lartë, kjo falë bashkëpunimit ndërmjet Muzeut “Marubi” dhe Institutit të Antropologjisë.

Rrok Zojzi lindi në Shkodër më 1910 dhe vdiq në Tiranë më 1995. Në vitin 1947 u emërua në krye të Sektorit të Etnografisë, të cilin e drejtoi deri në vitin 1976. Historianët e etnografisë shqiptare e konsiderojnë Zojzin si babanë e etnografisë institucionale shqiptare.

Ai u mor me studimin, mbledhjen dhe arkivimin e kulturës tradicionale shqiptare, e cila sot përbën fondin më të pasur të kësaj gjinie. Nën drejtimin e tij u krijuan pjesa dërrmuese e muzeve etnografikë në të gjithë Shqipërinë.

Fushat e kërkimit, ushtruar nga Zojzi, prekin thuajse të gjithë gamën e kulturës tradicionale. Kontribut të vazhdueshëm Zojzi dha në mësimdhënie dhe në publicizimin e dijes etnografike në median e kohës. Nën drejtimin e tij u formuan pjesa më e madhe e breznisë së etnografëve shqiptarë të periudhës së komunizmit./atsh

67

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 20:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut