Ja kur do të vazhdojnë punimet për ndërtimin e objekteve për FINKI-n dhe Fakultetin e Edukatës Fizike në Shkup

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 19:15

Ja kur do të vazhdojnë punimet për ndërtimin e objekteve për FINKI-n dhe Fakultetin e Edukatës Fizike në Shkup

Studentët e Informatikës dhe Fakultetit të edukatës fizike do të presin për objektet e reja, shkruan Alsat.

Punimet e kompleksit universitar në Universitetin Shën Kirili e Metodi që 5 vjet janë në ngecje gjegjësisht pas falimentimit të kompanisë “Beton” nga Shtipi, e cila i ka ndërtuar objektet në fjalë.

Ministria përkatëse thotë se ende nuk është zgjedhur kompani që do të vazhdojë të ndërtojë dhe para kësaj do të bëhet revidim i asaj që është punuar deri tani.

“Do të vazhdojë ndërtimi i objekteve për FINKI dhe Fakultetin e Edukatës Fizike në Shkup. Do të bëhet inspektimi i aktiviteteve të deritanishme, vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga neglizhenca e objekteve në vitet e fundit dhe përcaktimi i gjendjes reale në të cilën gjenden ato. Sipas këtyre informacioneve, do të projektohen fondet buxhetore për vitet e ardhshme gjegjësisht për vitet e ardhshme kalendarike dhe do të kryhet procedurë për përzgjedhjen e kompanisë së re ndërtimore që do të përfundojë ndërtimin”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Studentët e FINKI-t, fakultetit me numrin më të madh të studentëve, prej vitesh studiojnë në baraka ku nuk kanë hapësirë ​​të mjaftueshme, andaj lëvizin vazhdimisht në kampuset fqinje. Situata nuk është më e mirë as në Fakultetin e edukatës fizike, pasi në zonën ku ndodhet janë vendosur edhe gjimnazi sportiv dhe akademia sportive.

Për shkak të kësaj, në dhjetor të vitit 2015, në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, në kompleksin e USHKM-së, ku janë vendosur Fakultetet e ekonomisë, filozofisë dhe juridikut, për këto fakultete filloi ndërtimi i objekteve të reja, por edhe 9 vite më vonë, studentët mbetën pa objektet e reja.

Për ndërtimin e objekteve, nga buxheti i shtetit janë ndarë gati 20 milionë euro.

Ndërtimi është ndërprerë në vitin 2019 dhe që atëherë e deri më tani, edhe pse janë ndarë mjete buxhetore pikërisht për ndërtimin përfundimtar, në terren nuk është vërejtur asnjë aktivitet ndërtimor./ Alsat.mk

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 19:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?