Oda e Mjekëve: Politikat jo të duhura të Qeverisë po motivojnë mjekët të largohen nga vendi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 19:24

Oda e Mjekëve: Politikat jo të duhura të Qeverisë po motivojnë mjekët të largohen nga vendi

Një deri në dy muaj do të vonohet hapja e konkursit për specializantët e rinj. Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari tha se për momentin janë duke kryer analiza se ku ka më së shumti deficit të kuadrit mjekësor dhe në bazë të saj do ti shpallin konkurset, shkruan Alsat.

Taravari vlerëson se më mirë është të ketë vonesë të konkursit sesa nëpër institucionet shëndetësore të ketë “mbipopullim” të specialistëve.

“Në bazë numrit të kërkesave që kemi për spitalet dhe klinikat në Maqedoni, ashtu edhe do ta vendosim numrin e specializantëve të ri. Prandaj, më mirë  të vonohemi një muaj, ose një muaj e gjysmë, ose dy muaj me shpalljen e konkursit sesa të shpallim dhe të fitojmë specialist të cilët nuk i duhen shtetit”, tha Arben Taravari.

Oda e mjekëve vlerëson se institucionet kompetente duhet të krijojnë kushte adekuate për punësimin e specializantëve të rinj. Çdo variant tjetër do t’i motivonte ato që të largohen nga vendi.

“Oda e Mjekëve vazhdimisht ka shprehur qëndrimin se në vend duhet të krijohen politika që do të krijojnë kushte për punësime të mjekëve të rinj, duke siguruar të ardhura të mira, si dhe mundësi për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të tyre. Vetëm kështu mund të jemi të sigurt se ata do të vazhdojnë të punojnë në vendin tonë. Çdo politikë tjetër mund t’i motivojë ata të shkojnë jashtë vendit”, thonë nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë.

Në redaksinë e televizionit ALSAT kanë  arritur ankesa në lidhje me mos hapjen e konkursit për specializant të rinj.

Ata ndihen të neglizhuar nga ana e institucioneve shtetërore. Konkursi i fundit ka qenë i hapur në vitin e kaluar, respektivisht në dhjetor të vitit 2023.

Qindra mjek të rinj presin hapjen e konkursit për profilizimin e tyre konkret, derisa thonë se zvarritja e konkurseve për specializim dhe sistemimi i tyre nëpër vendet e punës i motivon ata të kërkojnë punë jashtë vendit. / Alsat.mk

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 19:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?