Paga mesatare neto në korrik ishte 40.961 denarë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 19:27

Paga mesatare neto në korrik ishte 40.961 denarë

Paga mesatare mujore neto për të punësuar, në korrik të këtij viti ka qenë 40.961 denarë dhe është për 2,9 për qind më e lartë se muajin e njëjtë vitin e kaluar, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistikë në RMV.

Rritja e tillë ka të bëjë, para së gjithash, me rritjen e pagës mesatare mujore neto për të punësuar në sektorët: Arsim (19,1%), Veprimtaritë financiare dhe veprimtaritë e sigurimit (18,6%) dhe Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi i detyrueshëm social (16,7%).

Ulja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (9,9%), Shërbime administrative dhe mbështetëse (5,6%) dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (5.4%).

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 19:27