Organizimi i lojërave të fatit “online” aktualisht bëhet në mënyrë joligjore

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 19:28

Organizimi i lojërave të fatit “online” aktualisht bëhet në mënyrë joligjore

Të gjitha kompanitë e lojërave të fatit në internet aktualisht punojnë ilegalisht, pasi nga viti 2017 e këtej, asnjëra prej tyre nuk posedon licencë të vlefshme. Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska tha se të gjitha gjetjet janë dorëzuar pranë institucioneve kompetente për hetim.

“Licenca që e kishte Lotaria Shtetërore ishte në periudhën 2015-2017, periudhë në të cilën duhej të përgatiteshin rregulloret, të cilat për fat të keq akoma nuk janë përgatitur dhe mbi bazë të saj, secila kompani të licencohet. Sipas kësaj dhe sipas ligjit, në këtë moment në pjesën e lojërave të fatit në internet, nuk ekziston kompani në Maqedoni që ka licencë dhe ne këtë sipas rregullit e denoncuam te institucionet kompetente…

-Domethënë lotaria funksionon ilegalisht në njëfarë mënyre?

-Në pjesën e lojërave të fatit”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska, Ministre e financave.

Dimitrieska sqaroi se as sot e kësaj dite në ministrinë e Financave nuk ka rregullore në bazë të së cilës do të jepeshin licenca për organizimin e lojërave të fatit “online”.

“Ministria e Financave në përputhshmëri me ligjin e lojërave të fatit, nuk ka dhënë licenca për asnjë kompani në shtet, përfshirë edhe Lotarinë Shtetërore, sepse në nenin 6 të ligjit për lojërat e fatit qartë thuhet se duhet të ketë rregullore nga ana e ministrisë së Financave mbi baza të së cilave do të licencohen kompanitë. Deri në këtë moment ministria e financave nuk ka asnjë rregullore të brendshme mbi baza të së cilës dikush mund të licencohet”, u shpreh Gordana Dimitrieska Koçoska, Ministre e financave.

Pak kohë më parë me vendim të Qeverisë, dhe në bazë të interpretimit autentik të disa neneve të Ligjit për Lojërat e Fatit, u konstatua se Lotaria Shtetërore ka shpërndarë licenca në kundërshtim me ligjin. /Alsat.mk

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 19:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?