Leonora Poloska bëhet pjesë e politikës në Maqedoni

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 20:44

Leonora Poloska bëhet pjesë e politikës në Maqedoni

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Poloska është bërë pjesë e politikës në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.

Këtë e ka bërë të ditur partia Lëvizja Demokratike, me lider Izet Mexhitin.

Nga kjo partia kanë njoftuar se këngëtarja Poloska, që tashmë njihet për shumë hite muzikore, ka aderuar në subjektin e LD-së.

“Me kënaqësi të veçantë njoftojmë për aderimin e artistes së madhe dhe këngëtares së njohur Leonora Poloska në Lëvizjen Demokratike.

Leonora, e cila ka ndriçuar skenën muzikore shqiptare me talentin dhe zërin e saj unik, tani ka vendosur që zërin e saj ta sjellë edhe në politikë, duke u bashkuar me ne, në këtë rrugëtim.

Përkushtimi i saj për artin, kulturën dhe shoqërinë e ka bërë atë një simbol të artistës shembull, dhe tani me të njëjtin përkushtim ajo do të jetë bashkë me neve, në përpjekjet tona për të ndërtuar një vend më të mirë, për të gjithë.

Aderimi i Leonorës në Lëvizjen Demokratike është një dëshmi e besimit që artistët dhe njerëzit me vizion kanë në platformën tonë, duke parë tek ne një mundësi për të ndryshuar pozitivisht realitetin tonë shoqëror dhe politik.

Me këtë hap, Leonora Poloska jo vetëm që tregon përkushtimin e saj ndaj artit, por edhe angazhimin e saj për të kontribuar aktivisht në të ardhmen e vendit

Mirë se erdhe, Leonora, në familjen e madhe të Lëvizjes Demokratike!”, thuhet në njoftimin e LD-së

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 20:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?