Bujqit të zhgënjyer me lajmin se do u mbulohet vetëm 30 % e vlerës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Shtator, 2024 16:21

Bujqit të zhgënjyer me lajmin se do u mbulohet vetëm 30 % e vlerës

Lajmi se do të mbulohen vetëm 30% e vlerës së dëmeve që breshëri shkaktoi në bujqësi në Pollog, ka alarmuar bujqit e këtij rajoni. Ata thonë se me këtë përqindje nuk mund t’i mbulojnë as naftën e harxhuar, e lëre më farën dhe produktet bujqësore. Ata kërkojnë që të kompensohen 50%.

“30% nuk e mbulon vetëm naftën e lere më punët tjera. Lirisht hajdeni shihni patatet që këto ditë shkulëm dhe do shihni sa kanë mbetur. Ministri atë ditë që ishte bashkë me kreun e komunës thanë se do paguhe4n dëmet siç e meritojmë. Me tridhjetë për qind nuk mbulohet dot asgjë, kjo përkthehet merrni kuferat dhe ikni në Gjermani. Vitin e ardhshëm nuk do mbjelli më aspak, kam nxjerrë në shitje makinat e patates sepse s’ka fitim, fusim dhjetë mijë euro ndërsa marrim dy mijë euro. Kërkesa jonë është të na paguaj sa e meritojmë hakun, sepse ata e dinë mirë se sa kushton të mbillet një produkt bujqësor”, tha Osman Adili, bujk.

“Dëme kemin shumë, s`kemi marr asgjë nga fusha qind për qind jemi në zero. Me 30 për qind vetëm shpenzimet kemi ec me naftën, harxhime tjera s`na i mbulon kjo”, theksoi Bekim Rushiti, bujk.

“Unë kam pas bostan 5000 metra katror, 30 ton bostan kjo është, sa do ma kompensoje Qeveria. Të paktën të na mbuloj najlonin farën, të paktën kËto ti mbulojnë, të paktën të na mbulohen shpenzimet mos humbim krejt”, u shpreh Besnik Abazi, bujk.

Bujqit thonë se, nëse Qeveria nuk mbulon si duhet këto dëme, vitin e ardhshëm nuk do të mbjellin asgjë në fusha.

“Vitin e ardhshëm pas këtyre dëmeve që patëm, nuk kemi më kapacitet për të investuar nga fillimi. Në barnatore s`japin më me pritje, se s`kemi ara me çka ta paguajmë. Vjeshta vjen duhet të paguhen e si mos kesh para s’mund të investosh. Si mos kem para, pllug e traktor s’mundem. Si mos i ketë një bujk të paktën 500 euro s’mund të nise. Qiratë tani duhet të paguhen i kërkojnë njerëzit me të drejtë, e unë duhet edhe ato ti paguaj patjetër ndërkohë që jemi zi bujq në zero”, theksoi Osman Adili, bujk.

“Për këtë arsye edhe s`ka bujq të rinj në fusha, gjithë pleq kanë mbetur, shihni arat gjitha ferra kanë mbetur. Në Maqedoninë lindore më shumë u japin e neve gati aspak. Kjo është edhe nënvlerësim edhe diskriminim si shqiptarë”, tha Bekim Rushiti, bujk.

Nga reshjet e fundit të breshrit, në Pollog u dëmtuan mbi 500 parcela të mbjella, ndërsa nuk munguan edhe dëmet e shkaktuara në objekte banimi dhe dyqane të ndryshme.
Njësia rajonale e Ministrisë së bujqësisë njoftoi se së shpejti do të bëhet edhe vlerësimi final i dëmeve nga ana e komisionit Qeveritar pas çka do të fillojë pagesa, shkruan Alsat. Flaka Media

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Shtator, 2024 16:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?