Kush e hedh gurin dhe fsheh dorën për gjuhën?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 20:16

Kush e hedh gurin dhe fsheh dorën për gjuhën?

Ka dalë punë për Sherlok Holmsin se kush i ka bërë këto ndryshime në tabelat rrugore. Subjekti maqedonas i qeverisë, jep një interpretim konfuz, por prej të cilit si porosi finale është se gjuha shqipe do të mbetet zyrtare? Epo s’është keq, apo jo? Nëse është kështu natyrisht…

Nga Daut DAUTI

  1. A e kemi kuptuar ç’po ndodh me gjuhën shqipe kohëve të fundit nga gjithë ajo që është thënë e shkruar? Duket se përgjigja më e saktë është të shikojmë filmin “Rashomon” të Akira Kurosavës, prej të cilit dhe ka mbetur shprehja e njohur “rashomonia/da”, që nënkupton fenomenin kur çdokush rrëfen të vërtetën e vet për një gjë të njëjtë!

Ashtu dhe me gjuhën shqipe s’po dihet kush e cenon e kush po e mbron. Kur unë vetë, që sadopak lexoj për t’u informuar, jam në konfuzion, çka të thotë dikush që është në distancë më të largët prej gjërave? Dhe ja, unë po e ndaj me publikun konfuzionin tim, se pale jap ndonjë ndihmesë për t’u kuptuar më mirë, e edhe më mirë për t’u zgjidhur…nëse natyrisht, nuk lehin qentë, e karvani vazhdon atje për ku është nisur.

Ajo që dihet është se kemi një iniciativë që ka arritur në Gjykatën Kushtetuese e cila është nisur para shumë kohësh nga E Majta, por Gjykata Kushtetuese, TASH ka paralajmëruar se do të vendosë nëse duhet apo jo të zbatohet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Pse tash dhe jo më parë, një pyetje për një milion…

E para, Gjyqi ende nuk ka vendosur. Që do të thotë, derisa gjyqi nuk zhvlerëson ndonjë nen ose ligj të tërë, MBETET NË FUQI. Por, çka po ndodh?

E dyta a është e vërtetë se në shumë institucione, në mënyrë të heshtur, udhëheqësit maqedonas të tyre, e kanë margjinalizuar, nëse jo dhe hequr gjuhën shqipe?

Nëse kjo që supozohet se ka ndodhur(partitë opozitare akuzojnë se ka ndodhur), por paksa larg syve të publikut të gjerë, si ka mundur të ndodhë që ende pa u sjellë ndonjë ligj që eliminon gjuhën “20 përqindëshe” , pra shqipen, si zyrtare, të na zbardhin nëpër rrugët e Maqedonisë një varg tabelash rrugore trigjuhësore, por pa shqipen(maqedonisht, anglisht, frëngjisht)?!

Sepse, ka dalë punë për Sherlok Holmsin se kush vërtet i ka bërë këto ndryshime, pasi askush nuk u del zot.

Po i lë anësh akuzat e ndërsjella të partive shqiptare, për një veprim që i bën i treti në këtë mes, por prapë me supozime. I treti, në këtë rast, subjekti maqedonas i qeverisë, jep një interpretim çuditërisht relaksues! Kryeminsitri Hristijan Mickoski, për atë tabelën në kufi me Kosovën, u shpreh i habitur se nuk e di kush e ka bërë, por tha se këtë e bëjnë ata që duan destabilizim. Kuptohet se për kë e kishte fjalën.

Në këtë pikë, është shkëndija e optimizmit, mbase?! Sepse duke thënë se këtë e ka bërë dikush tjetër, e jo ndonjë institucion nën kontrollin e qeverisë, ai praktikisht i del zot gjuhës shqipe, sepse, del se nuk është me ata që duan destabilizim përmes një veprimi të tillë.

Gjithë situata është një kakofoni rashomonike. Sepse, nëse Qeveria e di kush i ka vendosur në kundërshtim me ligjin dhe me qëllim destabilizimi, duhet të dalë për të na e faktuar. Sepse, në këtë situatë mosbesimi, fjalëve askush nuk u beson. Nuk është vetëm ajo tabelë ku është hequr shqipja, në autostradën Shkup-Tetovë janë vendosur ose janë “korrigjuar” shumë tabela rrugore, të cilat ose janë dygjuhësore(maqedonisht, anglisht), ose trigjuhësore (maqedonisht, anglisht, frëngjisht). Për hir të vërtetës, ka ndonjë që ka mbetur siç ka qenë me gjuhën shqipe.

Nuk është fort e besueshme që dikush ilegalisht t’i ketë vendosur dhe të mos dihet se kush përskaj gjithë atyre kamera që janë në autostradë. Pastaj ato nuk kanë mundur të vendosen brenda nate e të kenë zbardhur pastaj papritur. Institucionet kanë mundur të vërejnë nëse dikush këtë e bën me qëllim…

Prandaj po them se është një konfuzion që s’mund t’i kapet fija. Sidomos kur dëgjon këso arsyetimesh të çuditshme…

Një gjë është e sigurt, ka forca politike që po iu ngutet sa më parë ta përligjin atë që supozojnë se do ta bëjë Gjykata Kushtetuese…Por, aman, pritni pak! Jeni plot gojën kushtetutë e ligje, respektoni ato gjersa janë në fuqi!

  1. Gjersa për gjuhën ende pritet vendimi, Gjykata Kushtetuese i bëri diversion koalicionit qeveritar, vetëm pak ditë pasi VLEN-i dhe VMRO-ja ishin marrë vesh që “balanseri” të vazhdonte të vlejë si mekanizëm për respektimin e përkatësisë etnike gjatë punësimeve në administratë! Tash është momenti për të gjitha Milenkot, Mirkat e Karakamishevat që të mobilizojnë shoqërinë se ka ardhur momenti e t’i inkurajojnë organet shtetërore që sa më parë “të korrigjojnë” strukturën etnike të administratës, pasi shqiptarët janë mbi përqindjen statistikore! Sipas tyre, natyrisht, sepse statistika është thotë ndryshe.

Është pra momenti që t’ia mësyjnë administratës të gjithë sipas meritokracisë e dijes apo përvojës profesionale, e jo sipas përkatësisë etnike. T’ia mësyjnë kuadro jo partiake, e jo të partive…

Optimizmin se nuk do të degradohet çështja e shqipes zyrtare na e mban gjallë zëvendëskryeministri Izet Mexhiti. Ai thotë se çështja do të rregullohet me ligj, i cili do të jetë edhe më i favorshëm për shqiptarët. (“E para, në këtë periudhë, aty ku do të ketë punësime, do të ketë punësime edhe të shqiptarëve, ndërsa e dyta, nuk humbin shqiptarët me atë që hiqet Balancuesi, edhe pse Gjykata Kushtetuese nuk e ka gjetur momentin për këtë, nuk ka pritur deri në avancim, mirëpo shqiptarët do të fitojnë më tepër, sepse do të sjellim ligj për përfaqësim adekuat, i cili jo vetëm që do të garantojë përfaqësimin e shqiptarëve në administratën publike dhe shtetërore, por do të garantojë punësime jopartiake dhe kualitative”, Izet Mexhiti).

Para pak ditësh kisha dhënë një deklaratë për një portal maqedonisht se heqja e “balanserit” pa ofruar një model alternativ nuk është zgjidhje e pranueshme, sepse kështu do të humbej kontrolli në punësime dhe kjo madje do të ishte edhe në dëm të VLEN-it. Prandaj, duhet të sillet sa më parë ky ligj dhe ofrohet me një model më efikas e pa keqpërdorime, ku përveç pengimit të partizimit të mëtutjeshëm, do të duhej para së gjithash ta ruante edhe barazinë etnike.

Janë teza krejtësisht të pasakta ato që thonë se barazia etnike nuk mund të kombinohet edhe me meritokraci e profesionalizëm.

(Autori është kolumnist i gazetës KOHA)

72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 20:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?