Nikolloski: E palejueshme që një shtet i huaj të kërkojë dorëheqjen e një ministri! “Ekzistojnë disa njerëz në Bullgari që cënojnë raportet Shkup-Sofje”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 20:43

Nikolloski: E palejueshme që një shtet i huaj të kërkojë dorëheqjen e një ministri! “Ekzistojnë disa njerëz në Bullgari që cënojnë raportet Shkup-Sofje”

Aleksandar Nikolloski ka vazhduar me sulmet ndaj zyrtarëve të Bullgarisë të cilët javën që shkoi kërkuan shkarkimin e tij nga posti I iministrirt në qeverin e Mickovskit.

Në paraqitejn e tij të mbrëmshme në TV Sitel I pyetur nëse retorika e tij është e ashpër ndaj politikanëve të Sofjes, ai  tha  se qëndrimi i tij është i sinqertë, por problemi kryesor në Bullgari është se ekziston një grup prej rreth njëzet personave që po përpiqen të prishin marrëdhëniet miqësore midis Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe midis dy kombeve fqinje, popullit maqedonas dhe atij bullgar.

Kryeministri mund të më kërkojë dorëheqjen në Maqedoni, ose ata që më kanë zgjedhur, pra populli, mund të më kërkojnë të jap dorëheqje. Është e palejueshme që një shtet i huaj të kërkojë dorëheqjen e nënkryetarit të qeverisë dhe një ministri. Kjo nuk ndodhë askund. Është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e brendshme të një shteti.

ALEKSANDAR NIKOLLOSKI – ZV/KRYEMINISTËR

” Kush më kërkon të jap dorëheqjen? Oligarku numër një në Bullgari, partia e të cilit po shpërbëhet. Ish-kryeministri akuzohet për korrupsion. Kryetar i një partie politike që nuk e njeh Maqedoninë me orientime të qarta proruse. Janë të tre ata që kërkojnë dorëheqjen time. Ata nuk janë të denjë për këtë”, tha ai.

Nikolloski beson se do të ketë erëra të reja në politikën bullgare, veçanërisht pas zgjedhjeve parlamentare atje.

Ditëve të fundit në Bullgari nuk kanë ndalur reagimet pas deklaratës së Nikollovskit drejtuar autoriteteve bullgare për mos vendosjen e flamurit të Maqedonisë në takimin e dy presidentëve.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në një paraqitje televizive, duke folur për mungesën e flamurit maqedonas në fotografinë e përbashkët të Siljanovska-Davkovës dhe Radevit, tha se padyshim që nikoqiri nuk është i civilizuar dhe se bullgarët janë të mjerë.

Pas kësaj Bojko Borisov, lideri i GERB-it, partisë simotër të VMRO-DPMNE-së, kërkoi që Maqedonia e Veriot të kërkoj falje dhe të dorëhiqet Nikollovski nga posti I zv kryeministrit dhe ministrit në qeverin e Mickovskit. Është paralajmëruar edhe miratimi I një deklarate të posacme në parlamentin bullgar si reagim ndaj deklaratve të fundit të ministrit Nikolloski.

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 20:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?