Ashensorët në Spitalin e Tetovës nuk u bënë gati më 15 shtator siç paralajmëroi Taravari, MSh thotë se brenda dy javëve do të jenë gati

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 21:09

Ashensorët në Spitalin e Tetovës nuk u bënë gati më 15 shtator siç paralajmëroi Taravari, MSh thotë se brenda dy javëve do të jenë gati

Pavarësisht se ministri i Shëndetësisë Arben Taravari paralajmëroi se ashensorët e rinj në Spitalin e Tetovës do të jenë gati më së voni deri më 15 shtator, procedura nuk ka përfunduar deri në fund në këtë afat. Kanë kaluar një javë që nga kjo datë, ndërsa ende po punohet për instalimin e ashensorëve. Nga Ministria e Shëndetësisë dhanë afat të ri, shkruan Portalb.mk.

Në objektet e repartit internistik dhe atij të kirurgjisë ende punohet në instalimin e ashensorëve.

Nga 5 ashendorët e rinj, momentalisht vetëm dy janë instaluar dhe janë funksional, një në repartin internistik, një në repartin kirurgjik.

Nga Ministria e Shëndetësisë duke mos dhënë detaje se pse nuk kanë përfunduar punimet deri më 15 shtator, shkurt na njoftuan se “ashensorët do të jenë gati përafërsisht nga datat 3-5 tetor”.

Ashensorët në Spitalin e Tetovës te Reparti Intersnistik. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ashensorët në Spitalin e Tetovës te Reparti Intersnistik. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ashensorët në Spitalin e Tetovës te Reparti Intersnistik. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ashensorët në Spitalin e Tetovës te Reparti i Kirurgjisë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Pas shkeljes së shumë premtimeve dhe afateve me vite, me 5 gusht filloi instalimi i ashensorëve të rinj në Spitalin e Tetovës.

Ashensorët në Spitalin e Tetovës janë të vjetër dhe vazhdimisht pësonin defekte, ndërsa qytetarët dhe pacientët pavarësisht gjendjes së tyre shëndetësore duhej të ecin në këmbë.

Ashensorët e rinj i premtuan edhe ish ministrat paraprak Ilir Demiri dhe Fatmir Mexhiti, ashensorët u përmendën edhe në kohën kur ministër ishte Bekim Sali, por asnjëri nuk arriti ta çojë këtë proces deri në fund, kjo procedurë ka hasur në pengesa dhe zvarritje të ndryshme gjatë rrugës.

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 21:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?