Akuzat për keqpërdorim të avionit të qeverisë, Xhaferi: Për asnjë çmim nuk do ta vendosja veten dhe të tjerët në rrezik! Koalicioni s’ka qenë në rrezik

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 21:11

Akuzat për keqpërdorim të avionit të qeverisë, Xhaferi: Për asnjë çmim nuk do ta vendosja veten dhe të tjerët në rrezik! Koalicioni s’ka qenë në rrezik

Ish kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka demantuar akuzat se ka urdhëruar të kthehet aeroplani zyrtar i Qeverisë nga servisimi, vetëm e vetëm që të realizojë fluturimin e tij deri në Budapest.

Siç sqaroi Xhaferi për TV21, Kuvendi fillimisht ka bërë kërkesë për t’iu dhënë në shërbim aeroplani zyrtar i Qeverisë, por një javë para fluturimit janë njoftuar se fluturimi nuk mund të realizohet. Më pas, nga Kuvendi kanë shqyrtuar mundësinë për fluturim komercial, por për shkak çmimeve të larta të biletave, kanë vendosur të udhëtojnë me vetura. Më pas një ditë para nisjes, nga shërbimet e përgjithshme kanë njoftuar se aeroplani është gati dhe në dispozicion për fluturim. Siç thotë Xhaferi, nuk ka mundur të vendosë në rrezik as jetën e tij e as të tjerëve. Bëhet fjalë për fluturim në Budapest, në konferencën e kryetarëve të Kuvendeve më datën 3 nëntor 2019.

“Unë skam lidhje se ka patur rrezik koalicioni dhe thash, për asnjë çmim, as veten e as ata që është dashur të udhëtojnë me mua nuk do ti kisha vënë në rrezik poqëse aeroplani nuk mund të fluturojë. Tek e fundit ajo çështje është kompetencë ekstra e atyre që fluturojnë si zyrtarë. Nëse pilotët thonë se nuk mundet të fluturohet, nuk ka forcë që e urdhëron pilotin që të ngritet në ajër. Kështu që këto janë shpifje që i di vetëm drejtori pse i ka bërë”, tha mes tjerash Talat Xhaferi.

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 21:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?