Ish kryetari i Kushtetueses dhe deputeti, Sali Murat i përgjigjet deputetes Saranda Imeri

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 21:44

Ish kryetari i Kushtetueses dhe deputeti, Sali Murat i përgjigjet deputetes Saranda Imeri

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe deputeti aktual i koalicionit “Fronti Evropian”,Sali Murat, i është përgjigjur deputetes së koalicionit VLEN, Saranda Imeri Stafai, e cila ditë më parë i ka parashtruar disa pyetje akuzuse.

Më poshtë ju sjellim të plotë reagimin e Sali Murat.

Si ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe deputet aktual, ndjej detyrimin të përgjigjem ndaj pretendimeve të bëra, të cilat për fat të keq, janë plotësisht të përgjithshme, arbitrare, të pavërteta dhe të shprehura në mënyrë populiste nga ana e deputetes Saranda Imeri Stafai.

Fillimisht, dua të theksoj se e kam kushtuar tërë jetën time drejtësisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të gjitha normave vendore dhe ndërkombëtare. Ishte nder i madh për mua të jem gjyqtar, dhe akoma më i madh të jem kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për punën time 9-vjeçare në Gjykatën Kushtetuese dëshmojnë analet dhe arkivat për çdo lëndë.

Deklarata e deputetes nuk ka asnjë pikë të përbashkët me të vërtetën, mënyrën e punës dhe vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese. Të jem i saktë:

1. Lënda për “balancuesin” është një lëndë e re, e regjistruar Lënda U.br.90/2024 nga Shkurti i vitit 2024. As gjatë mandatit tim si kryetar, as ky përbërje e gjykatës nuk e ka ruajtur këtë lëndë. Kur u formua lënda, unë tashmë nuk isha më kryetar. Pra, pretendimet se e kam ruajtur, se kam pasur rol në lëndë, se jam ndikuar dhe nuk kam vepruar janë plotësisht të pasakta.

2. Gjatë mandatit tim nuk kishte fare lëndë për “balancuesin”. Përkundrazi, kemi krijuar praktikë gjyqësore për respektimin e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Gjatë mandatit tim janë hartuar disa rregullore ku në mënyrë të qartë ka dispozitë se edhe Gjykata Kushtetuese ka detyrim që gjatë punësimit të respektojë këtë parim. Në fakt, gjatë mandatit tim, për herë të parë në historinë e Gjykatës Kushtetuese janë punësuar tre shqiptarë dhe dy turq, duke respektuar pikërisht këtë parim.

3. Në çdo shtet normal, edhe ish-kryetarët e Gjykatave Kushtetuese kanë të njëjtat të drejta dhe liri për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Sigurisht nuk do të kërkoj leje nga askush për liritë dhe të drejtat e mia. Si deputet i Lëvizjes për Drejtësi dhe Demokraci të Turqve në Maqedoni, ne jemi subjekt i veçantë, partnerë të barabartë dhe shumë të çmuar në Frontin Evropian. Me zotin Ali Ahmeti u njoha vetëm gjatë aktiviteteve zgjedhore dhe ishte një nder i veçantë për mua që pata mundësinë ta njihja.

Kjo mosnjohje e fakteve dhe paraqitja e pavërtetave mund të vijë vetëm nga një deputet me qëllime të fshehta. I ftoj të gjithë t’i verifikojnë faktet para se të paraqesin akuza të tilla të pabaza.

Mbetem i përkushtuar ndaj parimeve të drejtësisë dhe sundimit të ligjit, siç kam qenë gjithmonë.

486
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 21:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
486
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?