Në Qendrat Klinike do të vendoset sistem i ri kompresor, si do të zhvillohen operimet?
Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme, Ministria e Shëndetësisë më në fund gjeti një kompani që do të instalojë një sistem të ri kompresor në Qendrën Klinike, përcjell FLAKA.
Afati për blerjen e stacionit të ri të kompresorit për klinikat kirurgjikale Nënë Tereza po afron. Kompania që ka nënshkruar kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ka qenë e vetmja që ka konkurruar në tender për herë të dytë ka një afat prej katër muajsh për të blerë pajisjet e reja.
Pajisjet e reja do të kushtojnë 500 mijë euro.
Burime sqarojnë se kur të vendoset stacioni i ri, në dhomat me kompresorë të jashtëm do të operohen vetëm pacientët e urgjencës.
Në konferencën e fundit për media, ministri Taravari bëri të ditur se operacionet e tjera do të jenë në dy spitalet Naumi i Ohrit dhe 8 Shtator.
Në klinikat Nënë Tereza në Kirurgji janë në funksion vetëm dy kompresorë, i treti nuk funksionon. Disa nga sallat punojnë me kompresorë të jashtëm.
Sallat u mbyllën pasi kishte raportuar nga mjekët se në sallat kishte erë djegieje. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim, pavarësisht analizave të dërguara në Gjermani, për shkakun e erës së pakëndshme. FLAKA
















