Erdoğan-Pezeshkian: Duhet të ndërmerren hapa drejt paqes kundër “agresionit të Izraelit”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 22:45

Erdoğan-Pezeshkian: Duhet të ndërmerren hapa drejt paqes kundër “agresionit të Izraelit”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në takimin me homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian, ka theksuar se është me rëndësi të merren hapa që i shërbejnë paqes kundër “agresionit të Izraelit që kërcënon” sigurinë rajonale, raporton Anadolu.

Erdoğan dhe Pezeshkian zhvilluan një takim me dyer të mbyllura në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, sulmet e Izraelit ndaj Palestinës dhe Libanit, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale.

“Komuniteti ndërkombëtar sa më parë duhet të ngrejë zërin e tij më shumë në bazë të ligjit ndërkombëtar, diplomacisë dhe të drejtave të njeriut për t’i dhënë fund dhunës që Izraeli po kryen në territoret palestineze dhe libaneze”, i tha presidenti turk homologut të tij iranian.

Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes, Erdoğan në takim tha se vendi i tij “po shton përpjekjet për të ofruar ndihmë humanitare për civilët në territoret palestineze, veçanërisht në Gaza, ku po ndodhin masakra izraelite”.

Për lidhjet historike dhe kulturore midis Türkiyes dhe Iranit, Erdoğan shprehu besim se marrëdhëniet dypalëshe do të zhvillohen dhe forcohen në çdo fushë.

Ky ishte takimi i parë kokë më kokë midis presidentit Erdoğan dhe presidentit të ri të Iranit, i cili u zgjodh në muajin korrik pasi paraardhësi i tij, Ebrahim Raisi, humbi jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit në muajin maj që më vonë.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 22:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?