“Branitellat” përplasin VLEN-in dhe VMRO-në

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Shtator, 2024 19:07

“Branitellat” përplasin VLEN-in dhe VMRO-në

Ligji për branitellat, ligji për gjuhët dhe balancuesi përplasin Mickoskin me partnerin e koalicionit VLEN por edhe me BDI-në.

Kryeministri Mickoski i dëshiron fat VLEN-it nëse vendos të lërgohet nga qeveria për shkak të ligjit për branitellat. Kështu deklarohet ai, i pyetur për reagim ndaj deputetit Halil Snopçe, i cili në një intervistë kishte thënë se nëse preket ligji për përdorimin e gjuhës dhe miratohet ligji për branitellat, VLEN nuk ka më vend në qeveri.

“I dëshiroj fat!”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Mickoski nuk e din nëse ligji për branitellat do të vijë ose jo në rend dite, por konfirmon se do ta mbështesin atë. Ai ju bashkua thirrjes së LSDM-së, që kreu i Kuvendit Gashi, të thirr seancën e komisionit, të cilën refuzon ta thirr kryetarja e komisionit Ilire Dauti.

“A do të vijë dhe kur do të vijë në rend dite ligji për branitellat unë nuk e di. Unë jam kryeministër. Por, kur të vijë do ta ketë mbështetjen tonë”, shtoi Hristijan Mickoski, kryeministër.

A i bëni thirrje kryetarit të Kuvendit ta thirr seancën e Komisionit?

Ja, i bëj thirrje. Meqë këtë e kërkon LSDM-ja, i bëj thirrje.”

LSDM-ja do të kërkojë mbledhje të Komisionit për çështje të Rregullores, mandatit dhe imunitetit për të diskutuar për përgjegjësinë e Gashit dhe shkeljen eventuale të Rregullores meqë nuk e thirr seancën e Komisionit për punë sociale. Në përgjegjësi ftojnë edhe kryetaren e komisionit Ilire Dauti. Ata dyshojnë për marrëveshje mes VMRO-së dhe VLEN-it me qëllim që asnjëherë të mos kalojë.

“Këtu nuk bëhet fjalë për asgjë tjetër por për zbatim të Rregullores. Ashtu siç ka vepruar në procedurën për huamarrjen hungareze, ashtu të veprojë edhe me këtë rast. Në të kundërt, akuzat tona se gjithë kjo është marrëveshje që të mos kalojë ligji, gjë që e thanë edhe partnerët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, dalin të vertëta për fat të keq”, deklaroi Sllavjanka Petrovska, deputete e LSDM-së.

Përveç VLEN-it, Mickoski i dëshiron sukses dhe shëndet edhe Ahmetit e BDI-së, pas paralajmërimeve se nëse preket balancuesi, BDI-ja do të dalë në protesta.

“Edhe atij mund t’i uroj shëndet dhe fat!”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër. /Alsat.mk

246
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Shtator, 2024 19:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
246
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?