Murtezani në Bruksel: Prioritetet kyçe të RMV-së janë reformat në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe liria e mediave

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Shtator, 2024 19:23

Murtezani në Bruksel: Prioritetet kyçe të RMV-së janë reformat në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe liria e mediave

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot në Bruksel mori pjesë në takimin zyrtar të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të Bashkimit Evropian (GAK).  Kjo është hera e parë që Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Serbia të përfshihen në Raportin e Komisionit Evropian për sundimin e së drejtës, duke ju ofruar mundësinë ministrave të vendeve kandidate në mjedis gjithëpërfshirës, së bashku me ministrat e vendeve anëtare të Unionit, të shkëmbejnë mendime për çështjet lidhur me sundimin e së drejtës. Murtezani përshkroi prioritetet kryesore të reformave të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

  • Reformat në Gjyqësorë: Maqedonia e Veriut ka bërë progres të konsiderueshëm në reformat gjyqësore, duke u fokusuar në pavarësinë, efikasitetin dhe profesionalizmin. Strategjia jonë e zhvillimit të sektorit për drejtësi (2024 – 2028), dhe Plani i veprimit për zbatimin e strategjisë së zhvillimit të sektorit për drejtësi (2024 – 2028), do t’i thellojë këto përpjekje, me fokus në rishikimin e legjislacionit gjyqësor në përputhje me rekomandimet e misionit vlerësues. Ne jemi të përkushtuar për të rritur transparencën, përgjegjshmërinë dhe integritetin brenda sektorit gjyqësor, ndërkohë që po ashtu përmirësojmë pavarësinë e tij financiare dhe digjitalizimin. Rikthimi i besimit të publikut në gjyqësor, është parësor.
  • Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: Lufta kundër korrupsionit, veçanërisht në nivelet më të larta, mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë. Pavarësisht rreziqeve të pranishme të korrupsionit,  jemi duke zhvilluar në mënyrë aktive Kodin e ri Penal në përputhje me standardet e BE-së. Po ndërtojmë gjithashtu kapacitete për zbatimin e ligjeve, vendosim korniza për kthimin e pronës dhe përmirësimin e të dhënave të hetimit, ndjekjet penale dhe konfiskimet në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Institucionet e fuqishme dhe profesionale janë thelbësore për të garantuar drejtësinë, pavarësisht se kush e ka pushtetin vendimmarrës.
  • Liria dhe Pluralizmi Mediatik: Përkushtimi ynë në sferën e lirisë së mediave është i palëkundur, por njohim nevojën për të krijuar mjedis edhe më të favorshëm për gazetarët. Prioritetet tona përfshijnë harmonizimin e kornizës tonë ligjore për mediat online, sigurimin e pavarësisë së transmetimit tonë nacional dhe përforcimin e mbrojtjes ligjore dhe të drejtave të punës së gazetarëve. Gjithashtu jemi të përkushtuar edhe në luftën kundër dezinformimit dhe lajmeve të rreme, si dhe sigurimin e hetimeve të shpejta për sulmet ndaj punonjësve të mediave. Mjedisi ynë mediatik duhet të jetë udhërrëfyes për dialogun demokratik, por njëkohësisht duhet të mbrohet nga ndërhyrjet e jashtme.
  • Përforcimi i institucioneve demokratike: Jemi të angazhuar për përforcimin e procesit tonë demokratik, përmes përforcimit të mbikëqyrjes së Kuvendit ndaj pushtetin ekzekutiv, duke e rritur transparencën dhe duke siguruar llogaridhënie më të larë në institucionet shtetërore. Reformat kyçe legjislative, siç janë ndryshimet në Ligjin për Avokatin e Popullit, do të harmonizohen me parimet e Parisit dhe Venecias, duke siguruar funksionimin efikas të mekanizmit të kontrollit civil. Më tej, jemi të përkushtuar për zgjerimin e të drejtave të pakicave dhe grupeve të rrezikuara, në përputhje me Udhërrëfyesin tonë për sundimin e së drejtës.
Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian (GAK). Foto: Ministria e Çështjeve Evropiane
Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian (GAK). Foto: Ministria e Çështjeve Evropiane

Ministri Murtezani, në takim, përshëndeti vendimin për përfshirjen e Maqedonisë së Veriut në Mekanizmin e BE-së për sundimin e së drejtës, i cili do të sigurojë rrugë të qartë për ndjekjen dhe vlerësimin e progresit tonë drejt harmonizimit me standardet e BE-së, duke siguruar që ne i përmbushim përcaktimet demokratike dhe përcaktimet për sundimin e së drejtës të domosdoshme për anëtarësim në Union.

“Përfshirja jonë në Mekanizmin e BE-së për sundimin e së drejtës shënon një hap kritik në integrimin tonë të përshpejtuar në Bashkimin Evropian. Duke shikuar përpara, kërkojmë pjesëmarrjen e plotë të vendeve kandidate në këtë mekanizëm, duke përfshirë rekomandimet e detajuara dhe monitorimin, të cilat do të kontribuojnë në harmonizimin e shpejtë me standardet evropiane. Kjo jo vetëm që do të përmirësojë kornizën tonë për sundimin e së drejtës, por edhe do të lehtësojë integrimin më të thellë në menaxhimin e sistemit ekonomik  evropian -dy procese  të  cilat medoemos duhet  të  zhvillohen ndërthorazi”, tha Murtezani.

Ai tha se procesi i aderimit në BE nuk është vetëm prioritet i zakonshëm, por është ndër prioritetet kryesore për qeverinë e re, krahas zhvillimit ekonomik. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të zbatuar reformat e nevojshme për të transformuar shoqërinë tonë në përputhje me rregullat dhe standardet e BE-së, veçanërisht në katër fushat kyçe të sundimit së  drejtës: gjyqësorit, përpjekjet kundër korrupsionit, liria e medias dhe kontrollet dhe balancat institucionale.

Në Raportin e sundimit të së drejtës për vitin 2024, raporti ynë i parë nën mekanizmin e BE-së, theksohet progresi i rëndësishëm që tanimë kemi arritur. Megjithatë, në Raport gjithashtu theksohen fushat ku nevojitet përmirësim i mëtejshëm, veçanërisht në përforcimin e kornizave tona ligjore dhe institucioneve. Këto gjetje përputhen me Raportin e Skrining-ut (shqyrtimit) të Vlerave Fundamentale dhe Raportin Vjetor të Komisionit Evropian. Si përgjigje, thonë nga MÇE hartojnë në “mënyrë proaktive reforma të reja, të përfshira në Udhërrëfyesin tonë për sundimin e së drejtës dhe Agjendën tonë Reformuese 2024-2027, sipas Planit të Rritjes të Ballkanit Perëndimor”.

Kujtojmë se Komisioni Evropian në Raportin e fundit të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, vendin e vlerësoi pa asnjë përparim në fushën e korrupsionit. Edhe atëherë, lidhur me ndryshimet e Kodit Penal u tha se pengojnë aftësinë e autoriteteve për të hetuar dhe ndjekur penalisht vepra të tilla.

Pa përparim edhe gjyqësori u vlerësua atëkohë dhe u kërkua që Këshilli Gjyqësor të përpiqet të mbrojë integritetin dhe pavarësinë e gjyqtarëve dhe institucioneve dhe  t’i rezistojë çdo ndikimi të jashtëm.

247
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Shtator, 2024 19:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
247
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?