Sindikata e Arsimit paralajmëroi protesta nëse nuk rriten pagat në arsim

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Shtator, 2024 19:28

Sindikata e Arsimit paralajmëroi protesta nëse nuk rriten pagat në arsim

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës paralajmëron për protestë dhe aktivizimin e masave më radikale sindikaliste nëse nuk ka rritje të menjëhershme të pagave të stafit arsimor. Nga Këshilli i SASHK-së theksuan se pranuan kërkesën e Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë për një periudhë shtesë për negociata prej një jave, pra deri në fund të shtatorit. Por, tutje thonë që nëse edhe pas kësaj periudhe nuk arrihet një zgjidhje pozitive për anëtarët e SASHK-së, gjegjësisht për të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm, atëherë këshilli do të miratojë vendim për veprimtari të mëtutjeshme sindikaliste, nga ku siç thonë ata, duke mos i përjashtuar edhe ato më radikalet.

Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-së

Ne jemi gjithmonë pro negociatave në tavolinë, por durimi i disa organizatave sindikale po mbaron. Nëse nuk rriten pagat, nuk përjashtohet mundësia e radikalizimit të pakënaqësisë. Këshilli i SASHK-ut konstaton se negociatat për lidhjen e marrëveshjeve të reja kolektive në arsimin fillor, të mesëm dhe profesional duhet të fillojnë menjëherë dhe ato të përfundojnë sa më shpejt”.

Ndërkaq, sqarojnë se rritja e pagave, pra harmonizimi i tyre me rritjen e pagës minimale, u ngec për shkak të zgjedhjeve të dyfishta që u mbajtën këtë pranverë, kështu që, sipas tyre, pritshmëritë ishin që qeveria e re të përfundonte procesin me të cilin punonjësit e arsimit duhej të merrnin një rritje të pagave me 12.5%.

Megjithatë, nga SASHK shtojnë se qeveria e re vendosi që të mos e bëjë këtë, pra këtë vit mësuesit dhe profesorët nuk do të kenë rritje page, dhe nga ku njoftuan se kjo do të ndodhë vitin e ardhshëm në mars, ku do të kenë ngritje nga 10 deri në 12%.

/SHENJA/

247
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Shtator, 2024 19:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
247
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?