Populli i Libanit, populli i Izraelit dhe populli i botës nuk mund të lejojnë që Libani të bëhet një Gazë tjetër, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të 79-të, raporton ABC.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të mobilizohet për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve dhe fillimin e një procesi të pakthyeshëm drejt një zgjidhjeje me dy shtete”, shtoi ai.
Ndërkohë Izraeli po ndjek fushatën e tij të bombardimeve në Liban, pasi disa qindra banorë u vranë dje në sulmet masive ajrore që shënjestronin milicinë e Hezbollahut.
Ushtria izraelite tha sot se gjatë orëve të fundit, Forcat Ajrore izraelite kishin goditur objektivat e terroristëve të Hezbollahut në Libanin jugor, duke përfshirë raketat, objektet e infrastrukturës terroriste dhe ndërtesat në të cilat ruheshin armët.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
24 Shtator, 2024 20:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.