Këshilli Gjyqësor: Gjykatat kanë grumbulluar çështje të reja të pazgjidhura

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 19:17

Këshilli Gjyqësor: Gjykatat kanë grumbulluar çështje të reja të pazgjidhura

Puna e gjykatave për tremujorin e dytë cilësohet si joefikase, pasi që nga muaji prill e në vazhdim e kanë shtuar numrin e lëndëve të pazgjidhura që duhej të trajtonin, konstatuan sot anëtarët e këshillit gjyqësor, duke paraqitur raportin për punën dhe numrin e rasteve të gjykatave në vend.

Gjykata Supreme dhe Gjykata e Apelit në Shkup janë vlerësuar si të përpikta, ndërsa Gjykata Themelore Penale në Shkup, si dhe Gjykata Themelore Civile në Shkup, janë vlerësuar si jo të përpikta.

“Në nivel të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjykatat në prill të vitit 2024 kanë filluar me 144 507 lëndë të pazgjidhura, kanë pranuar 134 150 lëndë, gjithsej për këtë tremujor kanë pasur 278 657 lëndë. Ata kanë arritur të zgjidhin 132 502 lëndë dhe nuk kanë zgjidhur 146 155 lëndë. Për tremujorin e dytë në nivel të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjykatat nuk arritën ta tejkalojnë fluksin e lëndëve dhe e kanë rritur numrin e lëndëve të pazgjidhura për 1648 lëndë”, deklaroi Pavlina Cërvenkovska, anëtare e këshillit gjyqësor. /Alsat.mk

248
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 19:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
248
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?