Rita Ora vjen me një lajmërim të rëndësishëm për fansat e saj

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 20:37

Rita Ora vjen me një lajmërim të rëndësishëm për fansat e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë të ditur se do të mbajë një mini-turne në Japoni muajin e ardhshëm. Lajmin e ka ndarë përmes një videoje të publikuar në rrjetin social X ku zbuloi se më 15 tetor do të performojë në Tokio, ndërsa më 17 tetor në Osaka.

“Konnichiwa Japan! Jam shumë e emocionuar që do të rikthehem tek ju muajin tjetër. Siguroni biletat tuaja tani sa mundeni”-shkroi Ora në postimin e saj. Për momentin, janë zbuluar vetëm këto dy data, por pritet që turneu të zgjerohet me edhe dy performanca të tjera në qytete të ndryshme të Japonisë.

Ky turne vjen në një periudhë të ngarkuar për Rita-n, e cila është e angazhuar me promovimin e projekteve të saj muzikore të fundit. Fansat në Japoni presin me padurim rikthimin e këngëtares, e cila ka krijuar një lidhje të veçantë me audiencën aziatike gjatë viteve. Biletat për këto koncerte janë tashmë në shitje dhe pritet një interesim i lartë nga adhuruesit e muzikës së saj.

Rikujtojmë se Rita dhe Taika Waititi janë shpesh mjaft të hapur me fansat për jetën e tyre private. Gjatë ‘after party-t’ pas ceremonisë së çmimeve “Emmy Awards 2024”, që u mbajt më 15 shtator, këngëtarja ka folur për martesën e saj me regjisorin e e “Thor: Ragnarok”.

Ne frymëzojmë njëri-tjetrin. Unë vij nga muzika dhe ai është skenarist, regjisor dhe producent, kështu që është një shtëpi plot ide. Ne jemi të dy shenja zjarri, gjithashtu. Pra, është thjesht zjarr, zjarr, zjarr.

Ora gjithashtu insistoi se ajo është “e qeshur dhe argëtuese” në martesën e tyre. Rita, e cila ishte në ceremoninë e çmimeve për të mbështetur partnerin e saj për nominimet e tij në kategorinë e serive komike për “Reservation Dogs” dhe “What We Do in the Shadows”, tha se çifti kishte një “natë të këndshme” dhe e cilësoi mbrëmjen e ‘Emmy Awards’ si “një shfaqje të pabesueshme”. Ngjarja gjithashtu nxiti disa krijimtari për këmhëtaren e hitit “For You”.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 20:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?