U arrestuan dy policë në Maqedoninë e Veriut për “marrje ryshfeti”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 20:44

U arrestuan dy policë në Maqedoninë e Veriut për “marrje ryshfeti”

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy punonjësve të policisë nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “marrje ryshfeti” dhe “pakujdesi në punë”. Ata janë suspenduar nga puna deri në zbardhjen e rastit, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj punonjësve policorë, A.V. dhe N.S., të punësuar në Stacionin Policor për kontrolle kufitare në Qafë Thanë, për shkak ekzistimit të dyshimeve se i akuzuari i parë ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti” në bazë të nenit 357 nga paragrafi 1, ndërsa i akuzuari i dytë ka kryer veprën penale “punë të pakujdesshme” më bazë të nenit 353-v, paragrafi 1”, sqaroi Policia.

Ata dyshohen se në maj të vitit 2023 kanë marrë 70 euro ryshfet për të lejuar një autobus pa karton të gjelbër të kalon kufirin.

Policia ka arrestuar dy punonjësit e policisë, ndërsa me propozim të prokurorit e vendim të gjykatësit, i është caktuar 30 ditë paraburgim.

250
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 20:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
250
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?