Promovohet libri “Hani i tre djajve” nga autori Fadil Curri

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 21:01

Promovohet libri “Hani i tre djajve” nga autori Fadil Curri

Në hapësirat e komunës së Çairit sot u bë promovimi i librit “Hani i tre djajve” nga autori Fadil Curri. Para mysafirëve të pranishëm në këtë event, fjalime për jetën dhe veprimtarinë e autorit mbajtën recensuesi i librit Rexhep Bajrami, kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Memet Balazhi, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe personalitete tjerë nga jeta publike në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

Fadil Curri u lind në fshatin Dërmjak të Hanit të Elezit më 25 shtator të vitit 1959. Kohë të shkurtë pas lindjes së tij, familja u shpërngul në Shkup. Aty Fadili e kreu shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin Filologjik-dega Gjuhë Shqipe e Letërsi.

Që nga fëmijëria, ai nisi të shkruante poezi, që i botonte në gazetat e shkollës dhe në revistat e njohura letrare “Gëzimi” e “Fatosi” në Shkup. Pas diplomimit punoi kryeredaktor në gazetën “Sharri” në Han të Elezit, pastaj drejtor për kulturë në Kaçanik, kurse viteve të fundit ishte mësimdhënës i gjuhës shqipe dhe i letërsisë. Si gazetar i furnizonte faqet letrare dhe informative të “Shkëndijës” , “Rilindjes” e të “Flakës” së Prishtinës dhe të Shkupit.

Fadil Curri është autor i mbi dhjetë librave të botuar, redaktor, recensues dhe lektor i qindra librave letrarë e shkencorë. Këto janë veprat e tij letrare:

-“A(H) FATI(H) YNË NË PESHOJË”, përmbledhje tekstesh udhëtimi nga Belgjika e Gjermania, biseda e shënime me të burgosur e të padrejtësuar dhe krimin në Bllacë të Shkupit nga çetnikët e komunistët);
-“KOHË QORRE – A BLIND TIME (tufë poezish në shqip e anglisht);
-“KRONIKË PËR NJË DASHURI” (roman me dy botime);
-“MUZAT E HANPENCIT” (panoramë letrare shkollore e Hanit të Elezit);
-“TREGIME PËR FËMIJË” (përmbledhje tregimesh për fëmijë);
-“RINJOHJA PAS VDEKJES NË…KOSOVË” (roman, vazhdim tematik i “Kronika për një dashuri”);
-“KËSHTU MENDONTE, FLISTE E SHKRUANTE ADEM KASTRATI” (autobiografi dhe shkrime të tjera);
-“ATY KU U KALITËN KAMPIONËT” ( monografi e historisë së mundjes në Han të Elezit);
-“ARKA E THESAREVE” ( dramë e inskenuar dhe e shpërblyer në Festivalin Dramatim të Shkollave të Kosovës, në Skënderaj, pastaj e botuar si libër);
-“HANI I ELEZIT LEKSIKOR ME FRAZEOLOGJI” (fjalë të shënuara nga kjo anë);
-“PALLË KRITIKE MBI QEPALLËN AGONIKE” .

Autori ka marrë pjesë në shumë takime e karvane shkrimtarësh në Kosovë dhe Maqedoni të veriut, si dhe në debate shkencore. Ka qenë pjesëmarrës në shumë konkurse letrare, nga juritë e të cilave edhe është shpërblyer disa herë. Ishte edhe botues i revistës “E vërteta” në Shkup e Tetovë, Kaçanik e Han të Elezit.

485
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 21:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
485
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?