Zv. Kryeministri Fetai dhe ambasadori Mejdani bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Sllupçan

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 21:43

Zv. Kryeministri Fetai dhe ambasadori Mejdani bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Sllupçan

Zëvendës Kryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, dhe Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani, realizuan sot një vizitë historike te varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Sllupçan, për të nderuar heronjtë që humbën jetën gjatë luftës së vitit 2001.

Kjo është vizita e parë e një ambasadori shqiptar në këto varreza, që nënkupton një ngjarje me rëndësi të veçantë për shqiptarët e Maqedonisë. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin një numër i konsiderueshëm ish-ushtarakësh të UÇK-së, të cilët mirëpritën Zëvendës Kryeministrin dhe Ambasadorin, duke ndarë me ta histori dhe përjetime të luftës së vitit 2001. Ish-ushtarakët ndanë nga afër tregimet për sakrificat e Dëshmorëve të Kombit dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtimit të tyre për brezat e ardhshëm.

Ambasadori Mejdani, i prekur nga tregimet dhe atmosfera, shprehu ndjenjat e tij më të larta të respektit dhe nderimit ndaj dëshmorëve të rënë për lirinë dhe të barazin e kombit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi rëndësinë e kujtesës historike dhe mbajtjes gjallë të vlerave për të cilat dëshmorët dhanë jetën.

Në përfundim të vizitës, Zëvendës Kryeministri Fetai dhe Ambasadori Mejdani vendosën buqeta me lule në varrezat e dëshmorëve në Sllupçan, duke nderuar me përulësi dhe respekt sakrificën e tyre.

252
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 21:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
252
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?