Gjykata Kushtetuese nuk do të fillojë procedurën për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 19:04

Gjykata Kushtetuese nuk do të fillojë procedurën për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Gjykata Kushtetuese nuk do të vepron në muajin tetor mbi nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se një pikë e tillë nuk është paraparë për seancat e muajit që pason, derisa shtojnë se e pasigurt mbetet edhe çështja për veprim mbi propozimin edhe gjatë muajit nëntor. Mundësia që në seancë të gjendet propozimi se si duhet vepruar, tashmë i dhënë nga një gjykatës dhe një këshilltarë është fillimi i muajit dhjetor, përkatësisht më 11 dhjetor.

Por një propozim i tillë nuk e bën fakt të kryer veprimin e gjykatësve në kushtetuese, pasi diskutimi për vlerësimin e propozimit duhet të hapet para gjykatësve dhe të shqyrtohet ku në fund, pas krejt diskutimit duhet vendoset për nenet e mundshme kontestuese dhe rekomandimet që jep Gjykata Kushtetuese.

Referati përmban kohën e dorëzimit të iniciativës, llojin e kërkesës dhe se nga kush është dorëzuesi, cilat përgatitje janë kryer, cilat janë çështjet kontestuese juridike dhe faktike që janë paraqitur gjatë punimit të lëndës, shpalosjen e praktikës, mendimit dhe propozimit gjyqësor për mënyrën e zgjidhjes së kërkesës së dorëzuar.

Iniciativa që vjen nga disa parti politike, sektori civil dhe profesorë universitar thirret në rekomandimet e Komisionit te Venecias mbi zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ky trup juridik-këshillues kishte adresuar vërejtjet e tyre sa i përket zbatimit të gjuhës shqipe në procedurat gjyqësore dhe kishte rekomanduar të ndërmerren masa që të sigurohet zbatim efikas i kërkesave gjuhësore në bazë të përcaktimeve të ligjit të mëparshëm, ligji i vitit 2008. Komisioni gjithashtu rekomandonte revidimin e nenit 3 të ligjit, që parasheh përdorimin e gjuhës shqipe në komunikim brenda institucioneve, por edhe në sfera tjera deri në përcaktimin e qartë të tij. Raporti po ashtu rekomandon anulimin e gjobave për moszbatimin e ligjit deri në qartësimin e plotë të tij. /Alsat.mk

255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 19:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?