Gjoba prej 1.2 milionë denarëve për mosrespektim të uljes së çmimeve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 19:09

Gjoba prej 1.2 milionë denarëve për mosrespektim të uljes së çmimeve

Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) gjatë ditës së djeshme kreu mbi 60 mbikëqyrje në tërë territorin e vendit për mosrespektim të vendimit qeveritar për kufizim të marzhit përfitues të produkteve themelore ushqimore dhe cilësimin e tyre me shenjën “më pak shpenzime, më shumë për ty” me ç’rast lëshoi tetë urdhër-pagesa kundërvajtëse në vlerë prej 1.196.000 denarëve, ndërsa tek subjektet e tjera procedurat janë në rrjedhë.

Siç informojnë nga ISHT, kontrollohen byrektoret, marketet më të vogla dhe tregtarët e tjerë me pakicë.

“Kanë dalë 47 ekipe në terren, përkatësisht 135 inspektorë në nivel të tërë Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përmendëm edhe gjatë ditës së djeshme, se tolerancë nuk do të ketë dhe tregtarët duhet ta respektojnë Vendimin”, thonë nga Inspektorati shtetëror i tregut.

Me Vendimin e Qeverisë për kushte të posaçme për tregtinë e disa mallrave të caktuara bëhet kufizimi i marzheve përfituese deri 10 për qind i rerth 70 produkteve themelore ushqimore për ç’shkak pritet që çmimet e tyre të ulen për 10 për qind.

255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 19:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?