KE: Me padurim presim fillimin e negociatave me RMV-në pas përmbushjes së kritereve të dakorduara

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 19:10

KE: Me padurim presim fillimin e negociatave me RMV-në pas përmbushjes së kritereve të dakorduara

Qëndrimi ynë është i qartë – presim me padurim fillimin e negociatave të kapitujve me Shqipërinë dhe sa më shpejt me Maqedoninë e Veriut, pasi vendi të përmbushë kriteret përkatëse të dakorduara nga Këshilli, transmeton Portalb.mk.

Kështu deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE) për zgjerimin, politikën e fqinjësisë dhe partneritetet ndërkombëtare, Ana Pisonero, lidhur me vendimin e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të Qeverive të Shteteve Anëtare në BE, për ndarjen e rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE.

Nën “kriteret përkatëse”, siç tha, janë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

“Këshilli Evropian i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut që të përshpejtojë zbatimin e këtyre ndryshimeve”, tha Pisonero dhe shtoi se vendimet për hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit janë në kompetencë të shteteve anëtare të BE-së, jo të KE-së.

Presidenca hungareze e Këshillit të BE-së sot në një deklaratë për MIA-në konfirmoi se Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Qeverive të Shteteve Anëtare në BE ka marrë vendim që më 15 tetor Shqipëria të vazhdojë procesin e negociatave për anëtarësim në Union , duke hapur Klasterin 1 – “Vlerat Themelore”.

Rruga e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për t’u bashkuar në BE u bashkua dhe të dy vendet filluan së bashku negociatat e anëtarësimit në korrik 2022.

Ndarja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën eurointegruese ka qenë temë debati edhe para disa viteve, kur Holanda e pengonte procesin eurointegrues të Shqipërisë. Në atë periudhë kërkohej ndarja e Maqedonisë nga Shqipëria.

255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 19:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?