Borell takon liderët e Ballkanit: Jeni pjesë integrale e së ardhmes së Evropës, anëtarësimi është i arritshëm

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 21:11

Borell takon liderët e Ballkanit: Jeni pjesë integrale e së ardhmes së Evropës, anëtarësimi është i arritshëm

Gjatë qëndrimit në New York, liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministri Edi Rama, zhvilluan një takim informal me shefin e diplomacisë europiane, Josef Borrell.

Në faqen zyrtare të Komisionit Europian theksohet se “mbledhja vjetore pasqyron përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj partneritetit me Ballkanin Perëndimor, shtetet anëtare të ardhshme të unionit. Takimi shërben si një rast për shkëmbimin e pikëpamjeve për çështjet me interes të përbashkët, përtej zgjerimit, për çështjet e sigurisë dhe stabilitetit global.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian theksoi se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e së ardhmes së Evropës, ndaj anëtarësimi është i arritshëm, me kusht që reformat kyçe të ndiqen me fokus të ri.

Josef Borell nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë të arritura përmes dialogut dhe kompromisit, si hapa thelbësorë drejt integrimit në BE. “Udhëheqësit duhet të marrin vendime të guximshme dhe strategjike për të çuar përpara aspiratat e tyre evropiane.” – u shpreh ai.

Kryeministri Edi Rama publikoi një fotografi në rrjetet sociale, përpara darkës me shefin e diplomacisë europiane, ku shihet përkrah presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

Top Channel

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 21:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?