Oda e mjekëve në Maqedoninë e Veriut e publikoi listën e mjekëve me licenca të vlefshme pune

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 21:16

Oda e mjekëve në Maqedoninë e Veriut e publikoi listën e mjekëve me licenca të vlefshme pune

Oda e mjekëve ka publikuar listën e mjekëve që janë bartës të licencës së vlefshme për punë, ku qytetarët do të mund të provojnë nëse personi i caktuar është bartës i licencës për punën e mjekut, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Të dhënat e publikuara janë marrë nga Regjistri i licencave të lëshuara, përditësuara dhe vazhduara që mbahet nga Oda dhe do të përditësohet çdo katër muaj me të dhëna të reja për licenca të lëshuara, përditësuara dhe të vazhduara.

Lista përmban informacione për emrin dhe mbiemrin e mjekut, specializimin e tij, numrin e licencës dhe datën e vlefshmërisë.

Nga aty rekomandojnë institucionet shëndetësore që para se të bëhet ndonjë punësim i ri përmes konkursi, të provohet nëse mjeku ka licencë për punë.

Kontroll mund të bëjnë edhe fakultetet e mjekësisë, supspecializantët dhe institucionet tjera që kanë nevojë të kontrollojnë një gjë të tillë në fushën e tyre.

255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 21:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?