Mexhiti me diplomatët: Angazhim serioz për përmbushjen e standardeve evropiane

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 21:35

Mexhiti me diplomatët: Angazhim serioz për përmbushjen e standardeve evropiane

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Mjedisit, Izet Mexhiti, ka takuar sot ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatik në vend, ndërsa kanë folur për mbrojtjen e mjedisit dhe vënien e standardeve europiane edhe në Maqedoninë e Veriut.

Postimi i plotë i zv.kryeministrit Izet Mexhiti:

Takimi i sotëm që kisha me ambasadorët dhe përfaqësuesit e tjerë diplomatik ishte një përvojë e jashtëzakonshme.

Me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas, dhe me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian të Bullgarisë Zhelyazko Radoukov, të Republikës Çeke Jaroslav Ludva, të Suedisë Ami Jain Larsson, të Francës Christophe Le Rigoleur, si dhe zëvendës shefat e misioneve të Gjermania Axel Voss, të Spanjës Ana Gracia Gallego, të Austrisë Mathias Humenberger, të Holandës Manon Janssen, kreu i Administratës së Ambasadës së Italisë, Stefania Zacchetti, Shefi i Sektorit Operativ të BE-së, Alexandru Albu dhe me udhëheqësit e sektorëve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, diskutuam për të gjitha sfidat dhe mundësitë që mund të krijojmë për një rrugë reale drejt ruajtjes së mjedisit jetësor.

Ne gjithashtu ramë dakord që të bashkojmë forcat në katër Konventat e ardhshme të OKB-së (Ndryshimet Klimatike, Biodiversiteti, Plastika dhe Shkretëtirëzimi).

Takimi i sotëm ishte padyshim një hap shumë i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së dhe në angazhimin tonë për përmbushjen e standardeve evropiane.

Mbrojtja e mjedisit gjithmonë përmes planeve dhe strategjive konkrete është një rrugë që kërkon bashkëpunim dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë një gjë të tillë.

Çdo angazhim që do të ndërmarrim në drejtim të ruajtjes së mjedisit jetësor, e shohim si angazhim për një të ardhme të qëndrueshme dhe mbrojtje të mjedisit jetësor për gjeneratat e ardhshme.

255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 21:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?