Kosovë/ Sekuestrohet sasi e madhe e pijeve alkoolike me banderola të Serbisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Shtator, 2024 19:03

Kosovë/ Sekuestrohet sasi e madhe e pijeve alkoolike me banderola të Serbisë

Njësi të Doganës dhe Policisë së Kosovës kanë sekuestruar mallra të kontrabanduara në dy subjekte afariste në Kllokot, Viti.

Në njoftimin e bërë për media nga Dogana e Kosovës thuhet se mallrat e kontrabanduara ishin kryesisht pije alkoolike me banderolla të Serbisë, transmeton Telegrafi.

“Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana e Kosovës dhe Policia) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare RMV-RKS. Pas pranimit të informatave për posedim te mallrave të kontrabanduara jane kontrolluar dy subjekte afariste në Kllokot-Viti”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se gjatë kontrollit të subjekteve janë hasur pije alkoolike me banderolla të Serbisë që dyshohej se janë sjellur përmes rrugëve ilegale ku pronarët nuk kanë ofruar dokumentacion të rregullt mbi prejardhjen e mallrave.

“Mallrat janë sekuestruar dhe derguar në terminalin doganore,ku vlera e tyre është 5000 euro”, vijon njoftimi.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e doganes së Kosovës.

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Shtator, 2024 19:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?