OJQ-të: Shkencat qytetare, në planin arsimor

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Shtator, 2024 19:10

OJQ-të: Shkencat qytetare, në planin arsimor

Shoqatat e ndryshme ekologjike vlerësojnë se Shkencat Qytetare duhet të jenë pjesë e procesit edukativo arsimor duke nisur që nga mësimet në kopsht.

Nga shoqata Eco Logic thanë se shkollat janë të përgatitura të pranojnë Shkenca Natyrore në programet mësimore megjithatë duhen bërë modifikime të caktuara. Siç thanë nga kjo shoqatë ekzistojnë programe të caktuara që shkollat I punojnë në temën e ambientit  jetësor por nuk janë të përfshira sa duhet. Madje, nga Eco Logic kujtojnë institucionet përgjegjëse se zbatimi i Shkencave Qytetare në shkolla kërkon infrastrukturë dhe kushte të posaçme që për momentin shumë shkollave ju mungon.

“Kjo është pikëpyetje, në disa shkolla ka të ashtuquajtura laboratori, diku nuk ka laboratori. Nëse flasim për lloje tjera të aktiviteteve, diku nuk duhen laboratori, duhet një qasje tjetër dhe materiale tjera. Vitet e kaluara, në 13 institucione, 8 shkolla fillore dhe 5 kopshte kemi hapur të  ashtuquajtura Eco kate të cilat i pajisëm me materiale të caktuara që ata të mund të realizojnë eksperimente dhe të mund të përfshihen në këtë koncept. Duhet të bëhet më shumë, këtë nuk mund ta bëjnë vetëm shoqatat, këtë duhet ta bëj shteti në mënyrë sistematike në të gjitha  institucionet”, tha Nikolla Neshkovski, Eco Logic. /Alsat.mk

255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Shtator, 2024 19:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?