Eurointegrimi, partitë fajësojnë njëra-tjetrën

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Shtator, 2024 19:13

Eurointegrimi, partitë fajësojnë njëra-tjetrën

VMRO-DPMNE-ja në pushtet, fajëson partitë opozitare të cilat, sipas saj, gjatë qeverisjes së kaluar kanë dëmtuar procesin eurointegrues të vendit. Reagimet vinë dy ditë pasi KE-ja mori vendim që të ndajë Maqedoninë nga Shqipëria në rrugën integruese.

“Bujar Osmani, Mariçiq, Kovaçevski dhe Filipçe duhet të turpërohen për atë që i bënë Maqedonisë. Kjo është e barabartë dhe tradhtinë vendosja e Maqedonisë në këtë situatë. Zaev, Kovaçevski dhe Filipçe me vetëdije e vendosën Maqedoninë në këtë skenar të zi, të lihemi vetë në Ballkan dhe të paintegruar. Kjo është pjesë e një strategjie më të gjatë dhe më gjithëpërfshirëse për të cilën punuar të gjithë ata që nuk ja mendojnë të mirën vendit”, tha Marija Miteva, VMRO-DPMNE.

Partitë opozitare fajësojnë pushtetin aktual për dështimin e zbatimit të detyrimeve që dalin nga korniza negociuese me BE-në.

“Pushteti nuk mund t’i ikë përgjegjësisë dhe përgjegjësia është e tyre sepse ata janë në qeveri dhe sepse edhe para zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve premtuan se kanë zgjidhje dhe se për gjithçka kanë plan B. Nëse plani B është largimi dhe izolimi i Maqedonisë së Veriut nga integrimi evropian dhe nga vendet e rajonit, atëherë ai është plan i keq për shtetin tonë”, u shpreh Sllavjanka Petrovska, LSDM.

“Sot vendi ynë po përballet me një moment të dhimbshëm, i cili shkakton ndjesi të thella zhgënjimi dhe inati te çdo qytetar që ëndërronte të ardhmen evropiane. Për shkak të dështimit të kësaj qeverie në zbatimin e reformave kushtetuese, Maqedonia e Veriut është sot e ndarë nga Shqipëria në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Ky vendim është pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit politik…”, thonë nga BDI.

Grupet e para të negociatave me BE-në do të hapen zyrtarisht për Tiranën më 15 tetor, sipas një vendimi unanim të ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, me hapjen e Kllasterit të Parë – Themeloret. Ky grup përfshin disa kapituj – Prokurimi, Statistikat, Gjyqësori dhe të drejtat themelore, drejtësia, liria dhe siguria dhe kontrolli financiar. Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë në përpjekjet e saj për të përmbushur kërkesat për të avancuar në rrugën e saj në BE, por është një pengesë për Maqedoninë e Veriut, e cila edhe një herë dështoi të bëjë një hap vendimtar drejt anëtarësimit në BE. /Alsat.mk

255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Shtator, 2024 19:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?