Gashi takon Orbanin: Bashkëpunimi mes dy parlamenteve duhet të thellohet dhe zhvillohet në të gjitha nivelet

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Shtator, 2024 19:21

Gashi takon Orbanin: Bashkëpunimi mes dy parlamenteve duhet të thellohet dhe zhvillohet në të gjitha nivelet

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur në takim kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni. Gashi tha se e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Maqedonisë së Veriut, në rrugën e saj drejt BE-së dhe shtoi se, bashkëpunimi mes dy parlamenteve duhet të thellohet dhe zhvillohet në të gjitha nivelet.

“Sot pata takim me Presidentin e Qeverisë së Republikës së Hungarisë, Viktor Orbán, i cili po viziton vendin.

E falënderova Hungarinë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën e integrimit evropian të vendit, që është padyshim rezultat i marrëdhënieve që vendet tona kanë ushqyer që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1994.

E informova për themelimin e Grupit për Bashkëpunim me Hungarinë në fillim të mandatit dhe i bëra ftesë Kryetarit të Parlamentit hungarez që të vizitojë vendin, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy parlamenteve duhet të thellohet dhe zhvillohet në të gjitha nivelet, përmes vizitave kthyese presidenciale, grupet për bashkëpunim, deputetë dhe zyrtarë”, ka shkruar Gashi.

257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Shtator, 2024 19:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?