Ministri i Administratës ndalon punësimet me “balancues”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Shtator, 2024 19:29

Ministri i Administratës ndalon punësimet me “balancues”

Ministria e Administratës Publike ka dhënë udhëzime për veprimet e institucioneve nga sektori publik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngrirjen e mjetit “balancues” gjatë punësimit në administratën publike. Nga aty theksojnë se procedura e nisur tashmë për punësim në institucionet e sektorit publik ndërpritet, nëse ndërkohë ka nisur ndonjë procedurë.

MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKE

Në lidhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut U.Nr. 90/24, të datës 18 shtator 2024, Ministria e Administratës Publike dha udhëzime për veprimet e institucioneve të sektorit publik, të parashikuara në pikën 1 të këtij Vendimi. Procedura e nisur tashmë për punësim në institucionet e sektorit publik vazhdon, nëse shpallja publike për punësim në një institucion të sektorit publik nuk është përgatitur në përputhje me aktet, përkatësisht dispozitat e parashikuara në pikën 1 nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese (në të ashtuquajturën shpallje publike nuk theksohet përkatësia e një komuniteti dhe as kandidati nuk detyrohet në aplikimin ta theksojnë përkatësinë e komunitetit)”.

E kjo, ka ngjallur shumë reagime në opinion, ku më të zëshëm janë ish deputet dhe eksponentë të BDI-së. Ish deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli Zendeli , vendimin e ka cilësuar si anti-shqiptar.

ARTA BILALLI-ZENDELI,ISH DEPUTETE E BDI-SË

Ministri i administratës publike në Qeverinë VMRO-sVLEN-ZNAM udhëzon institucionet publike t’i ndërpresin të gjitha konkurset që janë përgatitur e shpallur në pajtim me balanserin si mekanizëm për përfaqësim të drejtë dhe adekuat; Duke e marrë parasysh se falë atij parimi, shqiptarët e morën vendin e merituar në institucione duke arritur përqindje prej mbi 20%, ky Udhëzim është thjeshtë anti-shqiptar”.

Ndërkaq, ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, këtë e ka quajtu Skandal.

Kujtojmë se gjykatësit kushtetues në seancën e mbajtur më 18 shtator vendosën të hapin një çështje për përdorimin e “balancuesit” gjatë punësimit në administratë publike. Ndërkohë, derisa të vendosin nëse është kushtetuese apo jo, “balancuesi” do të jetë i “ngrirë” , ndërsa Komisioni anti-korrupsion në seancën e mbajtur më 11 janar të këtij viti vendosi të paraqesë një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e mjetit “balancues”, pasi vlerësojnë se me këtë bëhen abuzime gjatë punësimit.

/SHENJA/

257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Shtator, 2024 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?