Zv/kryeministri Mexhiti: Eurointegrimet janë prioritet i qeverisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Shtator, 2024 19:32

Zv/kryeministri Mexhiti: Eurointegrimet janë prioritet i qeverisë

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti deklaroi sot, se eurointegrimet e vendit vazhdojnë të jenë ndër prioritetet kryesore të koalicionit VLEN. Ai beson se qeveria aktuale, ka kapacitet demokratik dhe i ka numrat e nevojshëm për të çuar përpara proceset në këtë rrugë.

Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër i RMV-së

Ka qenë, është dhe mbetet prioriteti më i lartë integrimi i vendit në Unionin Evropian. Nuk hyjmë në të kaluarën, sa është trumpetuar, por VLEN në mënyrë të përditshme me partnerët e Qeverisë, me partnerët strategjik, çdo ditë nga pak, po punojmë në këtë drejtim ta afrojmë Maqedoninë e Veriut drejt Unionit Evropian, që është e vetmja alternativë për qytetarët e vendit”.

Duke folur për 100 ditëshin e Qeverisë, Mexhiti ka përsëritur edhe sot se opozita ka pasur një rol destruktiv gjatë kësaj periudhe dhe akuzon atë, se po përdor gjyqësorin për politika ditore.

Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër i RMV-së

Ne u përballëm me një opozitë destruktive, të cilët çdo ditë kritikojnë me dhe pa të drejtë dhe njëkohësisht, i hapën disa çështje nga e kaluara, të cilat nuk i kanë mbyllur siç duhet, siç është ligji i gjuhëve, balancuesi, badenteri. Kanë pasur mjaftë kohë, 8 vite, që t’i zgjidhin por, nuk i zgjodhën dhe tash keqpërdorin edhe pushtetin gjyqësor për politikë ditore, fatkeqësisht i instrumentalizojnë për destabilizim dhe për krijimin e amullisë, që të shëptojnë nga përgjegjësia”.

Mexhiti të dielen duke prezantuar punën e koalicionit VLEN në 100 ditët e para të qeverisë, tha se po punohet intesivisht në zbardhjen e rasteve të korrupsionit dhe se më tej, me këto raste nuk do të merret politika, por organet e drejtësisë.

/SHENJA/

257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Shtator, 2024 19:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?