Enti Shtetëror për Revizion dhe Kryqi i Kuq nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Shtator, 2024 19:43

Enti Shtetëror për Revizion dhe Kryqi i Kuq nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi

Të gjitha institucionet duhet ta kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi dhe të jenë në shërbim të qytetarëve, sidomos në raste të jashtëzakonshme, tha drejtori i Entit Shtetëror për Revizion, Maksim Acevski, i cili njoftoi se ka ndarë mjete për familjet, që kanë pësuar dëme nga zjarri. Po ashtu shpalosi edhe aksionin për dhurimin e gjakut, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq në vend. Me këtë rast u nënshkrua edhe Memorandumi për Mirëkuptim ndërmjet dy institucioneve, ku palët ranë dakord të punojnë së bashku në fushën e dhurimit të gjakut, ndihmës së parë dhe mbështetjes psikosociale, si dhe në organizimin e eventeve publike që do të kontribuojnë në të mirën e komunitetit.

“Dhurojmë gjak, që në thelb do të thotë “të shpëtosh jetën e dikujt”. Ky aktivitet gjithashtu përfaqëson promovimin e aktivitetit që Enti Shtetëror për Revizion e ndërmerr gjatë muajit shtator dhe kjo është sigurimi i mjeteve shtesë për të ndihmuar qytetarët e vendit tonë që kanë pësuar dëme nga zjarret dhe besoj se më këtë aktivitet marrim pjesë në institucionet përgjegjëse shoqërore të shtetit, ku çdoherë që kemi situata të tilla të pazakonshme, ne përpiqemi të sigurojmë mjete. Besoj se jemi shembull që duhet të na ndjekin edhe institucionet tjera.”, – deklaroi kryetari i Entit Shtetëror për Revizion, Maksim Acevski.

“Nënshkruam Memorandumin për bashkëpunim me Entin Shtetëror për Revizion për ta zbatuar misionin dhe idenë tonë në të ardhmen. Vetë memorandumi presupozon një detyrim shtesë sipas mirëkuptimit për bashkëpunim në të ardhmen mes Kryqit të Kuq dhe Entit Shtetëror për Revizion. Ajo që kemi bërë deri tani, mund t’u shërbejë si model institucioneve të tjera, për shkak se Kryqi i kuq ka realizuar vizionin dhe misionin e tij, drejtuar të gjithë atyre që mund të jenë pjesë dhe mbështetje për qytetarët me punën e tyre. Jemi dëshmitarë sot në këtë aksion për dhurimin e gjakut, i cili organizohet për të pestën herë me radhë dhe paraqet një kontribut në arritjen e numrit të përgjithshëm të dhurimeve të gjakut në vend.”, – theksoi sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.

Saiti tha se edhe në të ardhmen do të bashkëpunojnë në aksionet tjera për dhurimin e gjakut me këtë ent dhe se ky Memorandum bashkëpunimi është bërë me dëshirën për realizimin e qëllimeve të përbashkëta dhe aktiviteteve të përbashkëta, që synojnë mbështetjen e kategorive të cenueshme të popullsisë dhe promovimin e parimeve humanitare.

257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Shtator, 2024 19:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?