Modelja nga Shqipëria, Adrola Dushi, po vazhdon të shkëlqejë në tregun ndërkombëtar.
Ajo së fundmi u bë pjesë e një ngjarjeje të rëndësishme në modë, duke shënuar kështu një tjetër arritje në karrierë.
Bukuroshja e famshme ndau një video në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet në prani të reperit të njohur amerikan, ASAP Rocky, gjatë prezantimit të koleksionit të tij të ri në bashkëpunim me markën ‘Puma’.
Dhe kjo nuk është hera e parë që ish-Miss Shqipëria ka marrë pjesë në evente të tilla.
Ky bashkëpunim me partnerin e këngëtares Rihanna ia ka hapur dyert për mundësi të reja në fushën që zotëron.
Adrola vlen të ceket se prej shumë vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të karrierës që ka ndërtuar atje.
Kujtojmë që Dushi u zgjodh Miss Universe Albania në vitin 2012.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
30 Shtator, 2024 20:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.