Borxhi i jashtëm neto i Maqedonisë së Veriut deri më 30 qershor arriti 4,48 miliardë euro

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Shtator, 2024 21:06

Borxhi i jashtëm neto i Maqedonisë së Veriut deri më 30 qershor arriti 4,48 miliardë euro

Banka Popullore njoftoi se më 30 qershor 2024 neto borxhi i jashtëm arriti në 4,481 milionë euro ose 30,8 për qind nga PBB-ja e parashikuar, raporton MIA. Borxhi i jashtëm neto në tremujorin e dytë të vitit 2024 është rritur për 109 milionë euro ose 2,5 për qind. Nga aspekti i strukturës, borxhi neto privat vazhdon të ketë peshë më të madhe në totalin e borxhit neto me 64 për qind.

Krahasuar me fundin e vitit 2023, borxhi i jashtëm bruto është më i lartë për 519 milionë euro, ose për 4.6 për qind.

Rritja e arritur është rezultat i rritjes së borxhit të jashtëm privat (për 366 milionë euro) dhe rritjes së borxhit publik (për 34 milionë euro). Në rastin e borxhit privat, rritje është vërejtur tek subjektet e lidhura kapitale (për 315 milionë euro) dhe sektori privat jobankar (për 180 milionë euro), ndërsa borxhi i bankave private ka shënuar rënie (për 129 milionë euro). Sa i përket borxhit publik, rritja është kryesisht rezultat i rritjes së detyrimeve të bankave publike dhe ndërmarrjeve publike (për 18 milionë euro) dhe sektorit “shtetëror” (për 13 milionë euro).

Sipas Bankës Popullore, në krahasim me fundin e vitit paraprak kërkesat e jashtme bruto janë më të larta për 404 milionë euro. Pa efektin e aktiviteteve specifike për administrimin e rezervave valutore të bankës qendrore, kërkesat e jashtme bruto u rritën për 162 milionë euro, si rezultat i rritjes së kërkesave private (për 431 milionë euro), ndërsa kërkesat publike u ulën (për 269 milionë euro). Rritja e kërkesave private rezulton nga rritja e kërkesave të subjekteve kapitale (për 336 milionë euro) dhe sektorëve të tjerë (për 164 milionë euro), ndërsa kërkesat e institucioneve depozituese janë ulur (për 69 milionë euro).

Ndryshe, kryeministri Hristijan Mickoski në fushatën parazgjedhore kishte premtuar marrjen e borxhit prej një vendi të huaj, duke e mbajtur të fshehur se për cilin shtet bëhet fjalë. Ai kishte paralajmëruar nismën e re për zhvillimin e komunave në vend duke siguruar 250 milionë euro.

Me një borxh publik që i afrohet 9 miliardë eurove dhe një borxh të jashtëm bruto deri në 11,8 milionë euro, shteti me një zgjidhje ligjore siguroi terrenin për kredinë e re nga Hungaria në vlerë pre 500 milionë euro.

259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Shtator, 2024 21:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?