Edhe gjuha mes aktivistëve po ashpërsohet

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 19:40

Edhe gjuha mes aktivistëve po ashpërsohet

Analisti Sefer Selimi për gazetën KOHA është shprehur se urrejtja dhe niveli i ulët i komunikimit i përbërë me sharje dhe ofendime mes njëri-tjetrit, burimin e kanë te lideri dhe retorika që përdorin liderët në komunikim me aktivistët

Atmosfera politike në fund nuk mund të thuhet se është për tu duartrokitur. Tensionet mes aktivistëve të VLEN-it dhe BDI-së çdo ditë e më shumë po ashpërsohen. Gjuha e përdorur me njëri-tjetrin sidomos në rrjetet sociale është e tensionuar ku shpeshherë po përfundon edh në sharje me njëri-tjetrin.Këto përplasje po shkaktojnë polarizim në shoqëri. Një atmosferë e tillë krijon një klimë të pasigurt, e cila mund të çojë në konflikte më të thella dhe në minimin e dialogut shoqëror. Është e nevojshme që liderët politikë të nxisin bisedime konstruktive dhe të promovojnë tolerancën, në mënyrë që të parandalojnë eskalimin e tensioneve dhe të krijojnë një ambient më paqësor dhe bashkëpunues.

Analisti Sefer Selimi për gazetën KOHA, është shprehur se urrejtja dhe niveli i ulët i komunikimit i përbërë me sharje dhe ofendimi mes njëri-tjetrit, burimin e kanë te lideri dhe retorika që përdorin liderët në komunikim me aktivistët.

“Deri më tani jemi mësuar të dëgjojmë që njëra palë thërret palën tjetër kriminel, hajdutë dhe vlerësime të njëjta dhe pala tjetër përgjigjet me retorikën tradhtarë vasal, puthadorë e kështu me radhë. Kjo pastaj kur zbret te rrahjet e aktivisteve partiak normalisht merr intensitet më të ulët dhe niveli i komunikimit dhe kultura e debatit bie në nivelin më të ulët të mundshëm. Pra, kjo e ka burimin te strukturat më të mëdha te strukturat partiake”, tha Selimi.

Ndërkaq, komunikologu Abedin Ismaili, për gazetën KOHA, ka deklaruar se për dallim prej të kaluarës që urrejtja mes simpatizantëve të partive politike ka qenë e shprehur në formën më barbare dhe çnjerëzore përmes vrasjeve, atentateve, kërcënimeve të shpeshta, e rrahjet ishin të përdtishme e shpesh të përsëritshme sidomos gjatë fushatave zgjedhore, ndërkaq gjërat tani kanë ndryshuar dhe vetëdija e publikut ka evoluar në një nivel më të kënaqshëm nga e kaluara, por që akoma nuk ka arritur në stadin e duhur dhe të nevojshëm.

“Një gjë duhet theksuar që ky evoluim i vetëdijes së qytetarëve ka sjellur ndryshimin që urrejtja e shprehur në format më barbare ka arritur në urrejtje verbale e sharje në rrjete sociale. Që do të thotë se rrahjet e vrasjet nuk janë më metodë komunikimi mes simpatizantëve të partive politike kundërshtare. As kjo nuk duhet të ndodhë, por të paktën është një hap para drejtë përmirësimit apo „kurimit“ të plotë të këtij ‘deformiteti’ shoqëror”, ka deklaruar Ismaili.

Ai ka shtuar se çështja është si e përkufizojmë urrejtjen, megjithatë nuk pritet edhe të ketë ‘dashuri’ mes njerëzve të cilëve u prishet rahatia dhe komoditeti i jetës. “Partitë politike janë ato që simpatizantëve të tyre u ofrojnë shumëçka që ata kanë nevojë, dhe tani lufta zhvillohet kush po korr grurin e qeverisë apo pushtetit. Do të thotë nevoja për të pasur privilegje dhe për të hap dyer të shumta përmes telefonatave të pakta i nxit qytetarët të kenë një komunikim të ftohtë, një dozë zile e xhelozie e cila pastaj mund edhe të përfundojë në urrejtje”, ka nënvizuar në fund Ismaili.

Politologu Emrah Xhemaili për gazetën KOHA, ka deklaruar se në studimet politike, pushteti është një produkt i efekteve shoqërore, dhe këto efekte përcaktojnë kapacitetet, veprimet, besimet ose sjelljet e aktorëve. Sipas tij, pushteti jo vetëm që i referohet kërcënimit ose përdorimit të forcës nga një aktor kundër një tjetri, por mund të ushtrohet edhe nëpërmjet mjeteve të zakonshme si institucionet shtetërore.

“Me ndryshimin e pushtetit fillojnë të ndërrojnë dorë edhe zotërimet e përfitimeve nga ky pushtet. Ushtrimi i pushtetit nëpërmjet institucioneve vërehet aty kur me emërimin e udhëheqësve të rij fillojnë edhe largimet e punëtorëve në atë institucion, të cilët ishin peng i pushtetit të mëparshëm të lidhur me marrëveshje me vite të tëra. Një nga shkaqet e urrejtjes mes simpatizantëve partiak është përdorimi i pushtetit të insitucioneve dhe trysnia që ushtrohet nga lartë poshtë”, deklaroi Xhemaili.

Ai shtoi se kjo urrejtje është gjithmonë prezente mes simpatizantëve, pasiqë të gjithë janë të vetëdijshëm se me ndrimin e pushteteve ndrohet edhe dora që e mban ‘kajmakun’.“Për këtë arsyeje nevojiten dhe reforma dhe praktika që përveç eshalonit të parë të mos ketë pazare politike edhe për eshalonet tjera por të zgjidhen nga brenda dhe me konkurse publike në një proces të drejtë”, nënvizoi në fund Xhemaili. (koha.mk)

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 19:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?