Mickoski: Deri në fund të muajit plotësisht do të transferohet gjithë huaja nga Hungaria

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 21:02

Mickoski: Deri në fund të muajit plotësisht do të transferohet gjithë huaja nga Hungaria

Të gjitha formalitetet për huanë nga Hungaria janë kryer nga ana jonë dhe nga ana e tyre dhe janë kaluar në seancën tonë të Qeverisë dhe në Kuvend, ndaj pres që deri në fund të muajit mjetet nga huaja plotësisht të transferohen në vend, theksoi sonte kryeministri Hristijan Mickoski.

“Në periudhën nga data 7 deri më 9 tetor, ministrja e Financave do të jetë në kryeqytetin e Hungarisë, ku do të nënshkruhet zyrtarisht huaja dhe pres që në fund të këtij muaji të na transferohet plotësisht, ndërsa pastaj gjysma e huasë, gjegjësisht 250 milionë euro, do t’i vihen në dispozicion komunitetit të biznesit në vendin tonë me të njëjtat kushte, ndërsa 250 milionë euro të mbetura do të përdoren për investime kapitale që do të realizohen në mënyrë të vazhdueshme, që nuk do të thotë se do t’i shpenzojmë menjëherë dhe tani”, tha Mickoski në një intervistë për TV Kanal 5.

Mjetet do të shpenzohem, shtoi, në varësi të realizimit të investimeve kapitale.

Më shumë se pesë miliardë denarë nga kredia hungareze, deri në fund të vitit do të sistemohen për projektet infrastrulturore kapitale në komuna. Plotësisht për atë qëllim vitin e ardhshëm do të ndahen edhe 15 miliardë denarë.

“Mund ta imagjinoni sa do të jetë dalja vitin e ardhshëm nëse tani janë më shumë se 300 projekte për pesë miliardë denarë që janë planifikuar të jepen deri në fund të vitit dhe të gjitha komunat në vend kanë aplikuar në thirrje. Mendoj se tashmë ka përfunduar vlerësimi i projekteve dhe pres që javën e ardhshme të nënshkruhen kontratat, që do të thotë diçka që nuk ka ndodhur më parë”, tha Mickoski.

Ai theksoi se pret që deri në fund të vitit të shfrytëzohen rreth 30 për qind nga pesë miliardë denarë të planifikuara, ndërsa pjesa tjetër të kalojë në buxhetin e vitit të ardhshëm. Siç tha ai, komunat nuk do të marrin para nga shteti për projektet, por kontraktorët do të paguhen për punën e kryer. Do të ndikojë pozitivisht në likuiditetin e buxhetit.

Për thirrjen për vitin e ardhshëm ai pret rreth 1.000 projekte, të cilat siç thotë ai do të çojnë në një zhvillim epik dhe historik të komunave me realizimin e projekteve të financuara nga buxheti qendror.

“Do të jetë një ofensivë serioze ndërtimore investuese”, thekson Mickoski. 

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 21:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?