Kacarska: Jo orientim tjetër përveç BE-së

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Tetor, 2024 19:23

Kacarska: Jo orientim tjetër përveç BE-së

Instituti për politikë evropiane vlerëson se asnjë elitë politike në vend nuk mund të orientohet në drejtim tjetër përveç BE-së dhe NATO-s dhe arsye për këtë, sipas Simonida Kacarskës, është vullneti i qytetarëve dhe lidhja tregtare e vendit me BE-në, shkruan Alsat.

Duke komentuar vizitat e kryeministrave të Serbisë dhe Hungarisë, si vende të afërta me Rusinë dhe Kinën, Kacarska tha se mund të interpretohen në shumë mënyra, por megjithatë Hungaria është kryesuese dhe vendi e ka patjetër të balancojë raportet edhe me Hungarinë, por pa lënë anash proceset që na lidhin me BE-në.

“Nëse e shohim mbështetjen që e kemi për anëtarësim në BE dhe NATO, mendoj se ne nuk kemi shumë hapësirë, në nivel politik, që elita politike të drejtohet në vend tjetër. Kjo është ajo që qytetarët e mbështesin. Gjithsesi, partneritetin me Hungarinë mund ta shohim nga aspekte të ndryshme, me kolegët kemi diskutime, Hungaria është anëtare e BE-së, megjithatë për momentin është anëtare relativisht e izoluar, që e ka kryesimin, kështu që është e qartë se këtu secili shtet, secili pushtet, por edhe ai I kaluari, duhet të balancojë raportet me Hungarinë, këtë do të duhet ta bëjë secili shtet i rajonit…Është e qartë se disa prej sinjaleve tregojnë se ky balancim nuk shkon mjaftueshëm barazueshëm dhe prandaj kthehem te proceset që na lidhin me BE-në, siç për momentin është plani për rritje dhe agjenda reformuese dhe anëtarësimi i ardhshëm do të duhet të punohet më shumë në periudhën e ardhme”, tha Simonida Kacarska, Drejtoreshë e Institutit për politikë evropiane./ Alsat.mk

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Tetor, 2024 19:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?