Enrike: Jam krenar me ekipin, pavarësisht me gabimet që bën

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 21:19

Enrike: Jam krenar me ekipin, pavarësisht me gabimet që bën

Luis Enrike nuk është i dekurajuar apo shqetësuar nga kritikat që kanë ardhur së fundi në adresë së tij. PSZH e tij nuk është më në krye të Ligue 1 pas barazimit kundër Nicës, por trajneri spanjoll pranon verdiktin e fushës.

“Ne jemi ende në fillim të sezonit dhe ka qenë një fillim premtues. Më pëlqen ajo që shoh. Madje mendoj se kemi bërë një fillim të kampionatit shumë më të mirë se ai i sezonit të kaluar”, u shpreh për “L’Equipe” trajneri Luis Enrike.

“Rezultatet e fundit kanë ardhur pasi kemi bërë mjaft gabime në pasime, gjë që nuk është e zakontë për ne. Kemi humbur shumë pasime të lehta, situata që normalisht i menaxhojmë mirë”, u shpreh trajneri spanjoll.

“Unë jam krenar nga skuadra, pasi arrin të reagojë mirë pavarësisht nga gabimet që bën. Jam krenar për frymën që tregojmë në fushë”, tha Enrike.

“Notat? Ato jepen në fund të sezonit. Kur të përfundojë sezoni do të shohim. E rëndësishme është të fitojmë kampionatin dhe të jemi në garë për të gjithë titujt”, tha Luis Enrike.

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 21:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?