Eurointegrimet, opozita kërkon qëndrim të qartë nga Qeveria

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 19:34

Eurointegrimet, opozita kërkon qëndrim të qartë nga Qeveria

Qeveria ka qëndrime të kundërta për proceset eurointegruese të Maqedonisë dhe kjo është arsye edhe më e madhe për një seancë parlamentare në të cilën kryeministri Mickoski duhet të deklarojë planet e Qeverisë për përparimin e vendit, vlerëson kryetari i LSDM-së, Venko FIlipçe.

Ai thotë se nëse Mickoski nuk e bën këtë, atëherë LSDM-ja do të përdorë të gjitha mekanizmat për ta mbajtur atë seancë përmes një kërkese formale drejtuar Kuvendit.

“Më vjen keq që ministri i tij Murtezani i demanton paralajmërimet dhe deklarimet e tij se gjoja ka një mbështetje për të kaluar ndryshimet kushtetuese me veprim të prolonguar. Vetë ministri tha se në asnjë vend të BE-së nuk ka disponim për një gjë të tillë. Besoj se ato deklarata konfuze, ato tone disonante në Qeveri që të lënë përshtypjen se ka mungesë të plotë të perspektivës, duhet të zbardhen në Kuvend. Duhet të dimë se cili është plani i Qeverisë, nëse ka dhe si do të vazhdojmë rrugën e integrimit evropian.”, – deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Edhe BDI-ja opozitare me qëndrim se Qeveria duhet të ketë një qëndrim të qartë sa i përket eurointegrimeve. Integristët vlerësojnë se Qeveria ka qasje destruktive në aspekt të eurointegrimeve.

“Qeveria vetëm po mundohet ta defokusojë opinionin, për shkak se nëse ne ngecim prapa, ata janë kampion në drejtim të qasjes destruktive, por edhe propagandës kundër procesit eurointegrues.”, – theksoi Arbana Pasholli nga BDI.

Nga Qeveria u përgjigjën se qëndrojnë të përkushtuar në procesin eurointegrues. Zëdhënësja e Qeverisë, Miteva tha se sapo të përgatitet pakoja evropiane, do të caktohet seanca në Kuvend ku do të njoftohen deputetët, por edhe opinioni.

“Nga ajo që e kemi prezantuar në opinion si nga ministri për Çështje Evropiane, por edhe nga kryeministri, gjithsesi se kur do të përgatitet një vendim i tillë, sigurisht që fillimisht do të njoftohet opinioni. Nuk bëhet fjalë për diçka që do të mbetet sekret. Gatishmëria e Qeverisë në aspekt të rrugës eurointegruese gjithmonë është e hapur para qytetarëve, me qëndrime qartë të deklaruara, ashtu që pajtohem se për të njëjtën kur të krijohen kushtet do të njoftohet opinioni.”, – u shpreh zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.

Përndryshe, procesi eurointegrues i vendit për momentin ka ngelur i bllokuar, për shkak se deri më tani nuk ka pasur disponim për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, që është kusht për zhvillimin e mëtejshëm të bisedimeve. (TVM2)

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 19:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?