Enis Bardhi: Angazhim maksimal nga të gjjthë për rezultat pozitiv dhe 3 pikë të reja

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 20:20

Enis Bardhi: Angazhim maksimal nga të gjjthë për rezultat pozitiv dhe 3 pikë të reja

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, të enjten, më 10 tetor, do të nis ciklin e muajit tetor të përballjeve në grupe në Ligën e Kombeve, kur takohet me Letoninë dhe Armeninë. Futbollistët e Maqedonisë zhvilluan edhe stërvitjen e vetme në Letoni dhe shijuan terrenin e stadiumit “Skonto”, aty ku të enjten, Maqedonia do të nis ndeshjen si favorit ndaj Letonisë.

“Ekipi i Letonisë ka respektin tonë maksimal, por jo vetëm ata , por edhe të gjithë në grupin tonë. Mirëpo koncetrimi ynë maksimal është te ne, se si ne do të paraqitemi dhe se si do të jemi në terrenin e gjelbër. Thash se Maqedonia do të pyetet dhe shpresojë edhe deri në fund të këtyre eliminatoreve në paraqitjen e fundit të renditjes,” tha mes tjerash Blagoja Milevski, trajner i Maqedonisë.

Kapiteni i Maqedonisë , Enis Bardhi beson se me angazhim maksimal të të gjithëvë do të mund të shënojmë fitoren e dytë në këtë cikël të garave në Ligën e Kombeve.

“Për mua është me rëndësi që të japim maksimumin dhe të jemi gjithmonë me vetëm mirë dhe tentojë ta ndihmiojë ekipin, kjo ka rëndësi më së shumti dhe shpresojë që nesër të kthehemi dhe pas ndeshjes të jemi të gëzuar dhe të kemi 3 pikët që i kërkojmë,” tha mes tjerash Enis Bardhi, kapiteni i Maqedonisë.

Edhe pjesa statistikore është në anën e Maqedonisë, e cila në tre takimet e deritanishme, në eliminatoret e ndryshme ka shënuar po aq fitore. Ajo e fundit, e zhvilluar poashtu në Riga, u mbyll me 0-2 me golat e realizuar nga Pandevi dhe Bardhi.  Përballja në mes Letonisë dhe Maqedonisë do të zhvillohet të enjten, në orën 18.00.

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 20:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?