Kush e paditi Maqedoninë për arratisjen e Blerim Ramadanit? VLEN-i thotë se nënkryetari i BDI-së, Ademi mohon

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Tetor, 2024 19:41

Kush e paditi Maqedoninë për arratisjen e Blerim Ramadanit? VLEN-i thotë se nënkryetari i BDI-së, Ademi mohon

Një kallëzim penal për arratisjen e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, tashmë është deponuar në Prokurorinë Themelore Publike të Maqedonisë së Veriut. Padia i vë në shënjestër ministrin e Punëve të Brendshme të shtetit maqedon, Pançe Toshkovski, dhe drejtorin e Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev, të cilët akuzohen për “organizim kriminal” duke e lejuar arratisjen e Ramadanit për në Kosovë.

VLEN-i, koalicioni shqiptar që e udhëheq, bashkë me VMRO-në, Maqedoninë e Veriut, thotë se kallëzimin penal e ka bërë Arbër Ademi, nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, që drejtohet nga Ali Ahmeti. Megjithatë, në një prononcim për Nacionalen, Ademi ka mohuar se ka dorëzuar kallëzimin penal, duke e quajtur këtë akuzë “gënjeshtër e njerëzve me lidhje të UDB-së”.

Kallëzimi penal – autori në kërkim

Ndonëse ende nuk i dihet autori, kallëzimi penal ekziston dhe është deponuar në Prokurorinë e Maqedonisë së Veriut. Në një përgjigje për Nacionalen, shërbimi për marrëdhënie me publikun i Prokurorisë Themelore Publike të Maqedonisë e ka konfirmuar ekzistencën e kallëzimit penal në lidhje me arratisjen e ish-ushtarit të UÇK-së.

“Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, konfirmon që lidhur me arratisjen e Blerim Ramadanit është krijuar lëndë në bazë të kallëzimit penal të paraqitur dhe në bazë të paraqitjes po veprohet aktivisht në procedurë para hetuese” – ka thënë kjo prokurori, e cila, duke u thirrur në konfidencialitetin e hetimeve paraprake, nuk ka lejuar qasje në kallëzimin penal.

Megjithatë, VLEN-i “e di” autorin e këtij kallëzimi penal. Sipas Rijad Shaqirit, deputet i VLEN-it, autor i kallëzimit penal është Arbër Ademi, zyrtar i lartë i BDI-së dhe ish-funksionar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Po, është e vërtetë që ka një kallëzim penal nga ana e Arbër Ademit për Ministrinë e Punëve të Brendshme, kryesisht për personat udhëheqës, gjoja se nuk e kanë ushtruar detyrën zyrtare për ta penguar ish-ushtarin e UÇK-së, që të qëndrojë brenda Maqedonisë së VeriutAta brenda ditës krekosen duke thirrur për t’i mbrojtur ish-ushtarët e UÇK-së, ndërsa, në anën tjetër, për poena të ulët politikë bëjnë manovrime të tilla, që nuk u ka hije” – vazhdoi Shaqiri.

Megjithatë, këto akuza i ka mohuar Ademi. Në një prononcim për Nacionalen, Ademi i ka cilësuar “gënjeshtër e kulluar” akuzat, duke theksuar se vetë ai e kishte kërkuar lirimin e Ramadanit nga arresti.

“Lajm i rrejshëm është. Gënjeshtër e kulluar. Ju falënderoj shumë dhe mirë që po i verifikoni gjërat. Kjo është shpifje e kulluar. Përkundrazi, unë kam mbajtur presse [konferenca për shtyp] dhe paraqitje publike, ku kam thënë që ai duhet të lirohet, siç janë liruar të gjithë ushtarët e UÇK-së gjatë kohës sonë në pushtet” – tha Ademi.

I pyetur nëse qëndron prapa një e-maili të siguruar nga Nacionale dhe kallëzimit penal, Ademi mohoi se është email-i tij.

“Nuk është e-maili im. Kjo është gënjeshtër e njerëzve me lidhje të UDB-së. Unë jam kritikues i nacionalizmit maqedonas. Shërbëtorët e tyre mund të vazhdojnë të merren me konstruksione të tilla. As që bëhet fjalë. Është gënjeshtër e pastër” – ka shtuar Ademi.

Në e-mailin e siguruar nga Nacionale, të cilin e ka mohuar Ademi, ushtrohej kallëzim penal ndaj dy zyrtarëve maqedonas “për planifikim, organizim dhe asistencë në arratisjen e personit të lidhur me terrorizëm dhe organizata terroriste, i cili kërkohet me urdhër arrest ndërkombëtar, pasi të njëjtit kanë krijuar organizim kriminal dhe kanë lejuar që personi Blerim Ramadani të arratiset nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës”.

Shaqiri nuk heq dorë nga qëndrimi i tij, duke vlerësuar se BDI-ja e ka bërë këtë padi për “akrobacionet e tyre politike”.

“Padinë e kanë bërë për akrobacionet e tyre politike, sepse në anën e tyre duhet të demonstrohet se gjoja se koalicioni VLEN nuk është i interesuar t’i bëjë punët në favor të shqiptarëve, gjoja se veç ata janë të interesuar për shqiptarët. Ka një retorikë që nuk është e mirë që e shfrytëzojnë. Sigurisht se është për t’u befasuar nga ana e një shqiptari, kur paraqitet një padi e tillë, mirëpo për njerëz të llojit të tij, besoj se janë të njohura veprimet e tyre politike. Në të kaluarën kanë bërë veprime edhe më të poshtra, duke burgosur shqiptarë, duke montuar raste të caktuara politike, kur sot e kësaj dite ende kemi njerëz që vuajnë burgje padrejtësisht” – tha ai.

Sjellim ndër mend që Blerim Ramadani, ish-ushtar i UÇK-së, ishte arratisur nga Maqedonia e Veriut muaj më parë, pasi ishte ndaluar për shkak të një urdhërarresti ndërkombëtar, i lëshuar nga Serbia. Arratisja e tij ishte bërë temë e madhe në Maqedoni të Veriut, duke i përplasur opozitën dhe pushtetin.

Marrë nga Nacionale

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Tetor, 2024 19:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?