Nedim Bajrami para sfidës me Çekinë: Do të japim maksimumin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Tetor, 2024 21:57

Nedim Bajrami para sfidës me Çekinë: Do të japim maksimumin

Nedim Bajrami një nga autorët e golave ndaj Çekisë, është kthyer të flasë për përballjen e ditës së nesërme ku Shqipëria do të ketë përballë sërish të njëjtin kundërshtar.

Gjatë konferencës për mediat Bajrami tha se Çekia është një skuadër shumë e fortë, por Shqipëria do të japë gjithçka në fushë, dhe i ka të gjitha mundësitë për të marrë maksimumin.

“Besoj se goli që kam bërë, i përket të kaluarës. Këtë herë do të jetë një sfidë ndryshe. Është një skuadër e fortë fizikisht. E kemi përgatitur ndeshje. I gjithë ekipi është gati dhe e rëndësishme është që të mos humbasim ndeshjen. E dimë që na mungojnë disa lojtarë. E gjithë skuadra është gati. Tuci ka bërë stërvitjen  e parë, e kemi pritur mirë. I gjithë ekipi është gati. Do japim maksimumin. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë, sepse Çekia është e fortë në shtëpi. Çdo ndeshje ka peshën e vet, por nesër do të futemi në fushë për të dhënë maksimumin. Kemi luajtur me Çekinë dhe e njohim kundërshtarin. Nesër do të jetë një ndeshje ndryshe. Kundërshtari nuk e ka harruar ende barazimin e kaluar. Është ende për të folur për vendin e parë në grup. Është një sfidë e rëndësishme, sepse nuk e kanë harruar çfarë ndodhi. Ne e dimë këtë dhe jemi përgatitur. Jemi një skuadër e fortë, por kemi edhe lojtarë të fortë nga ana individuale”, tha mesfushori Nedim Bajrami.

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Tetor, 2024 21:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?