Shaqiri përgjigje Osmanit: Ju e keni vrarë Marrëveshjen e Ohrit duke nisur nga 2004…

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 19:40

Shaqiri përgjigje Osmanit: Ju e keni vrarë Marrëveshjen e Ohrit duke nisur nga 2004…

Deputeti dhe anëtari i kryesisë së ASH-së, Rijad Shaqiri përmes një porosie në rrjetet sociale i është përgjigjur zëdhënësit dhe anëtarit të kryesisë së BDI-së, Bujar Osmani i cili theksoi se me shfuqizimin e “balancerit” po vritet Marrëveshja e Ohrit.

“Sipas kalendarit të Bujar Osmanit edhe disa eksponentëve të Frontit Europjan sot mundë edhe të jet dita e dytë e sulmit më të madh ndaj Marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe harmonisë ndëretnike në vend.

Por dua të ju rikujtoj se sulmet ndaj marrveshjes së Ohrit kan filluar që nga viti 2004, 2006, 2008 2010 dhe kulmi arriti me projektin Shkupi 2014, kur nga mjetet buxhetore edhe të taksapaguesve shqiptarë destinuat një miliardë euro për ta shëndrruar Shkupin në qytetin me të gjithë atë ikonografi të shëmtuar anti shqiptare.

Bujar mos harro se në vazhdimsi burgosët, vratë dhe shantazhuat shumë shqiptarë, falë tyre sod ju jeni shëndrruar në oligarkë të laboratorëve modern hidrocentraleve dhe pronarë të qendrave tregtare.
Mos të lëmë pa e përmendur edhe rastin e Kumanovës në vitin 2015, ku shkatërruat dhe nëpërkëmbët krenarinë kombëtare.

Po ta rikujtoj edhe pritjen madhështore që bëre për ministrin e punëve të jashtme të Rusisë Sergej Lavrov. Mos luani rolin e viktimës se ju nuk ju intereson as Marrveshja e Ohrit, e as statusi i shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por ju e keni hallin e pushtetit dhe tenderave. Respekte për të gjithë ata qe mendojnë në mënyrë të sinqertë që sado pak mundë të kontribojnë në avansimin e statusit dhe mirëqenies së shqiptarëve dhe qytetarëve që jetojnë në RMV“, theksoi Shaqiri.(INA)

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 19:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?