Lutkov: Liderizmi te të rinjtë është hallkë e rëndësishme për kulturën si prioritet për arritjen e paqes globale

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 21:06

Lutkov: Liderizmi te të rinjtë është hallkë e rëndësishme për kulturën si prioritet për arritjen e paqes globale

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov sot në Ohër mbajti fjalim në Forumin për diplomaci kulturore, të organizuar nga Shkolla për liderë të rinj, nën patronazhin e ish presidentit të Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov

Siç bëri të ditur Ministria e Kulturës, duke folur mbi temën “Liderët e rinj në bashkëpunimin ndërkombëtar, zhvillimin e qëndrueshëm dhe paqen globale”, Lutkov inkurajoi të rinjtë, duke thënë se ata janë shtytës i së ardhmes, kanë fuqinë për të sjellë ndryshim dhe formësimin e të ardhmes me vizion dhe guxim.

“Liderizmi nuk është titull, por veprim. Jini të guximshëm, besoni në vete dhe inspironi botën me energjinë, pasionin dhe vendosmërinë tuaj. Maqedonia si anëtare e Kombeve të Bashkuara e zbaton Agjendën për zhvillim të qëndrueshëm për vitin 2030 e cila pranon se paqja dhe siguria janë parakushte për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm, por edhe se zhvillimi i qëndrueshëm siguron rrugën drejt shoqërive paqësore. Të rinjtë janë në krye të kësaj agjende. Nevojiten masa urgjente për të siguruar paqe dhe shoqëri humane. Kultura në këto procese ka një nga vendet kryesore. Ajo duhet të vendoset mes prioriteteve të politikave zhvillimore, sepse si shenjë e identitetit të një shoqërie shpesh është në shënjestër”, theksoi ministri.

Lutkovi theksoi se kultura është një kategori e cenueshme, por, nga ana tjetër, kultura është një armë e fuqishme për bashkimin global të njerëzimit.

Para panelistëve të pranishëm nga disa institucione nga mbarë bota dhe pjesëmarrësve të Shkollës për liderë të rinj, Lutkov iu drejtua të rinjve duke thënë se bota është e mbushur me pasiguri, por njëherësh disponon me potencial që duhet të shfrytëzohet. Prandaj, shtoi ai, “aftësitë dhe vizioni i të rinjve janë hallkë që mund ta tejkalojnë pasigurinë dhe ta kthejnë atë në mundësi”.

Në Forum kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë nga vende të botës, nga UNESKO, Parlamenti Evropian, ministra dhe ambasadorë.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 21:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?